Reperi Ledri Vula i ftuar në emisionin “Rudina” për të promovuar projektin e tij më të fundit “U haruam”, ka folur për koncertet, projektet, muziken dhe për jetën tij personale.
Por ajo që nuk pritej ishte një videomesazh nga nëna e tij, Xheraldina Vula, e cila është një ndër moderatoret e njohura në Kosovë. Mesazhi që nëna e tij i dha veç të tjerash ishte se ai duhet ti hapte telefonin: “Dhe të lutem nana, hape telefonin… hape telefonin. Si sot, kur të kam marrë për të të pyetur ‘a m’rrite, a m’rrite?” – tha Xheraldina në video-mesazhin e saj…
Ledri e ka pritur këtë mesaz me të qeshura, sepse kur vjen puna tek nënat ato janë të gjitha njësoj, shqetësohen vazhdimisht dhe i bien telefonit të fëmijëve të tyre. /opinion.al