Kryesore

Negociatat/ Macron: Nëse raporti i KE është pozitiv, ne jemi gati


               Publikuar në : 13:24 - 15/02/20 |
Opi Nion

Presidenti francez Emmanuel Macron, i pranishëm në Konferencën e Sigurisë në Munih, ka folur këtë të shtunë në lidhje me hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Macron është shprehur se ai do të lejojë Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë të fillojnë bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian nëse ekzekutivi i bllokut u jep atyre një vlerësim pozitiv muajin tjetër

 “Ne jemi në pritje të raportit të Komisioni Evropian në Mars…në varësi të kësaj, nëse rezultatet janë pozitive dhe vendoset besimi, atëherë ne duhet të jemi në gjendje të hapim negociatat”, deklaroi Presidenti francez.

Macron kishte refuzuar të aprovonte fillimin e të ashtuquajturave negociata të pranimit në një samit në tetor, duke thënë se procesi i pranimit të anëtarëve të rinj duhej të ndryshonte. Të shqetësuar nga ndikimi kinez dhe rus në gjashtë shtetet që aspirojnë të anëtarësohen në bllok: Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Bosnja dhe Maqedonia e Veriut- Gjermania dhe Komisioni Evropian thanë që Macron kishte gabuar duke mos lejuar hapjen e negociatave./ Opinion.al

Pas