Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani de Biazi ka zbuluar miqësoren tjetër të Shqipërisë pas Austrisë. Mediat italiane shkruajnë se skuadra e De Biazit do të luaj një miqësore me Gjermaninë.
Deklarata e trajnerit është bërë për “nuovavenezia.gelocal”, pas një konference për mjekësinë sportive në Itali.
“Ne do të përgatitemi në Austri, do të luajmë një miqësore me Gjermaninë, test i vërtetë, në Europian nuk është vetëm skuadra, por një popull i tërë”,-ka thënë De Biazi për median italiane.
I pyetur nëse Italia dhe Shqipëria takohen në Europian, trajneri u shpreh se: “Unë bëj profesionistin, drejtoj skuadrën shqiptare, kundërshtarët e tjerë janë të gjithë njësoj. Ndoshta këndoj “Fratelli d’Italia” para ndeshjes, por kur arbitri të fillojë takimin, betohem, bëhem shqiptar”./ Panoramasport.al