Nedim Bajrami nuk do të jetë më pjesë e Sassuolos në Serie B. Mesfushori i Kombëtares shqiptare do të transferohet te Rangers në Skoci.
Lajmin e bën të ditur eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, i cili thekson se marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe italianët do të përfitojnë rreth 4 milionë euro për këtë lëvizje.
Kjo është një mundësi mjaft e mirë për Bajramin, i cili edhe pse në Serie B nuk ishte një prej të preferuarve të trajnerit. Tashmë, në kampionatin skocez ai do të ketë mundësinë për më shumë minuta.
Tifozët e Rangers kanë shpërthyer menjëherë me komente në X, duke i uruar mirë se ardhjen shqiptarit.