Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Turqi kapet ‘Eskobari shqiptar i Dytë’, si të thuash në rangje ‘Sulltan Mehmeti i Tretë’

2018/03/22 at 7:31 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Në Turqi kapet ‘Eskobari shqiptar i Dytë’, si të thuash në rangje ‘Sulltan Mehmeti i Tretë’

Trafikantët shqiptarë të drogës kanë ngritur piramidat e tyre familjare dhe mafioze.


Në mungesë të kapjes së “Eskobarit të parë”, në Turqi sot u kap “Eskobari i dytë”. Nesër mund të kapen të tjerë dhe të gjithë do të kenë një numër hierarkik. P.sh, i ‘Dytë’, i ‘Tretë’ dhe i ‘Katërt’- si të thuash në rangje ‘Sulltan Mehmeti i Tretë’.

Sot në Turqi është kapur Met Kanani, i cili menjëherë është ëmërtuar nga media turke si ‘Eskobar shqiptar’.

“Haberturk” shkruan se Eskobari shqiptar u kap sot në Turqi me 1.1 tonë kanabis, në vlerën 5.2 milionë euro.

Grupi i trafikantëve shqiptarë përbëhet nga 11 persona.

Ai është vënë në përgjim që gjashtë muaj më parë, që përdorte brigjet e detit për të shkarkuar drogën.

Grupi i 11 trafikantëve me Met Kananin u kap në brigjet e Bodrumit.

Mbërritjen e drogës e pa nga maja e një kodre

Me mbërritjen e Met Kananit në Bodrum, policia nisi ndjekjen e tij nga afër. Gjatë hetimeve u pa se Met Kanani po shikonte mbërritjen e drogës me një jaht në brigjet e Mulas, nga maja e një kodre. Por ‘baroni’ shqiptar nuk e dinte se po ndiqej nga policia, e cila edhe e kishte fotografuar.

Banda e tij përdorte si depo një adresë në Milas të Mulas, e cila përdorej edhe për magazinimin e ujit. Më të provuar vend-magazinimin e drogës, policia vendosi të niste operacionin për arrestimin e trafikantëve.

Mediat turke theksojnë se policia e bastisi depon në orën 02:30 të mëngjesit të së martës. Në depo u arrestua “Met shqiptari” dhe 6 njerëz të tij, si dhe u sekuestruan 1.1 ton kanabis me vlerë mbi 5 milionë euro. Ndërsa në valën e dytë të operacionit të zhvilluar të enjten me pjesëmarrjen e 250 policëve u arrestuan edhe 4 të tjerë.

“Hurriyet” dhe “Yeni Safak” raportojnë se 4 prej të arrestuarve ishin shqiptarë, ndërsa kombësia e 7 trafikantëve të tjerë nuk bëhet e ditur. Sipas informacioneve të policisë turke, kanabisi do të bëhej gati për treg dhe do të transportohej drejt Stambollit për shitje.

Operacioni në Greqi

“Hurriyet” raporton se ndaj Met Kananit, më 29 Nëntor të vitit të shkuar kishte kryer një operacion edhe policia greke.

Në operacionin gjatë të cilit u përdorën edhe helikopterët, për ndjekjen e gomones me kanabis nga ajri, pati shkëmbim zjarri mes trafikantëve dhe policisë. Pasi u mbaroi benzina, trafikantët u dorëzuan dhe policia greke sekuestroi 1.3 tonë kanabis, megjithatë grekët nuk arritën të kapin ‘kokën’ e grupit, Met Kananin.

Kanani raportohet se kishte në duart e tij një pjesë të rëndësishme të rrugës ballkanike të trafikimit të drogës. Sipas ekspertëve, nëpërmjet kësaj rruge, banda e tij dërgonte në Europë heroinën që vjen nga Afganistani, Irani dhe Turqia, teksa nga Europa merrte kanabis dhe pilula droge, të cilat i trafikonte kryesisht për në vendet arabe.

Me këtë operacion, media turke raporton se është goditur rëndë rruga ballkanike e trafikimit të drogës, si dhe e kanabisit që prodhohet në Shqipëri.

 

 

Etiketa: Drogaescobari i dyteturqi


Ju sugjerojmë

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës
Kryesore

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës

7 Korrik, 2026 1:30 pm
Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht
Aktualitet

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

7 Korrik, 2026 1:16 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

7 Korrik, 2026 10:08 am
Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor
Aktualitet

Koncerti i Kanye West/ Rama: Tirana do bëhet kryeqyteti botëror i spektaklit muzikor

7 Korrik, 2026 8:27 am
Parashikimi i motit, 30 korrik 2023
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 korrik 2026

7 Korrik, 2026 8:25 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Korrik, 2026 8:24 am
37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama
Aktualitet

37 ditë protestë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

6 Korrik, 2026 7:49 pm
Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak
Aktualitet

Bllokohet autostrada Durrës-Tiranë, mbulohet nga tymi i zjarrit në Shijak

6 Korrik, 2026 5:46 pm
Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era
Aktualitet

Zjarr në Koxhas të Shijakut, flakët përhapen me shpejtësi nga era

6 Korrik, 2026 4:19 pm
Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin
Aktualitet

Investimet për bashkitë, Demo: 20 mln euro për emergjencat, 10 mln për transportin

6 Korrik, 2026 1:27 pm
Para
Plas skandali në Turqi, aktorit i publikon bashkëshortja fotot nudo nga dushi

Plas skandali në Turqi, aktorit i publikon bashkëshortja fotot nudo nga dushi

Video/ Tiranë, gruaja rreh me çadër burrin në mes të rrugës: Ik zhduku, qen!

Video/ Tiranë, gruaja rreh me çadër burrin në mes të rrugës: Ik zhduku, qen!

Roberto Mancini më i favorizuari për pankinën e Italisë, ja kandidatët e tjerë

Roberto Mancini më i favorizuari për pankinën e Italisë, ja kandidatët e tjerë
















TE FUNDIT

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës

“The Albanian Files”, Berisha: Libri i kuq është akuza më e rëndë ndaj Ramës
7 Korrik, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po trajton Shqipërinë si “çiflig personal”, duke iu...

Lexo më shumë

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht

Gjyqi i Erion Veliajt, refuzohet kërkesa për shtyrje të seancave deri në 31 gusht
7 Korrik, 2026

Gjykata e Posaçme shtyn për më 21 korrik procesin ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, dhe të akuzuarve të...

Lexo më shumë

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës

Zjarr në godinën e postës në Pazarin e Gjirokastrës
7 Korrik, 2026

Një zjarr ka rënë rreth orës 09:45 në fasadën e godinës së postës në Pazarin e Gjirokastrës. Si pasojë e...

Lexo më shumë

Sherr me thika në Tiranë, shkak parkimi i makinës

Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
7 Korrik, 2026

Tre persona u arrestuan, një u procedua dhe një tjetër u shpall në kërkim, në lidhje me konfliktin me mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}