Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në territorin e tij po bëhet luftë, por pse Libani është një shtet kaq i brishtë? 

2024/10/02 at 10:53 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Në territorin e tij po bëhet luftë, por pse Libani është një shtet kaq i brishtë? 

Gjatë një sesioni të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në mesin e javës së kaluar në Nju Jork, kryeministri libanez Najib Mikati tha se Izraeli po zhvillon një “luftë të pistë” kundër Libanit. Izraeli është përgjegjës për përshkallëzimin e paprecedentë në Liban dhe për vrasjen e qindra civilëve brenda disa ditësh, “përfshirë të rinjtë, gratë dhe fëmijët”, tha Mikati. 


Për këtë, shtoi ai, shpreson në një deklaratë të përbashkët të Francës dhe SHBA-së, e cila do të merrte mbështetje ndërkombëtare dhe që do t’i jepte fund “luftës”. Izraeli, megjithatë, e hodhi poshtë këtë të martën duke nisur edhe ofensivën tokësore në Liban. 

Fjalimi tregon se qeveria libaneze është kryesisht e pafuqishme në konfliktin midis Izraelit dhe Hezbollahut. Ajo nuk ka ndikim të rëndësishëm as në veprimet e Izraelit dhe as të Hezbollahut. Këto ditë dobësia kronike e qeverisë dhe shtetit libanez po demonstrohet në mënyrë dramatike. 

Kjo dobësi ka një histori të gjatë. 

“Libani u themelua në fillim të shekullit të XX-të si një shtet i maronitëve të krishterë në aleancë me fuqinë mbrojtëse, Francën,” kujton Markus Schneider, kreu i Projektit Rajonal për Paqen dhe Sigurinë në Lindjen e Mesme, në zyrën përfaqësuese të Fondacioni gjerman Friedrich Ebert në Bejrut. “Problemi fillestar ishte se shteti përfshinte që në fillim zona të mëdha me popullsi jomaronite. Konfesionalizmi ishte përfundimisht një kompromis për të përfshirë grupe të tjera të popullsisë. Por kjo pengoi formimin e një identiteti dhe shteti të fortë kombëtar”. 

Një strukturë e tillë konfesionale u dobësua më tej nga lufta civile libaneze që shpërtheu në vitin 1975, në të cilën tre grupet më të mëdha fetare në vend – shiitët, sunitët dhe të krishterët maronitë – u përplasën me njëri-tjetrin. Pas përfundimit të luftës në vitin 1990, Libani krijoi një sistem të ekuilibruar konfesional, i cili supozohej të harmonizonte interesat e grupeve të ndryshme fetare. 

“Ky sistem, megjithatë, ka bërë që këto grupe të përpiqen vazhdimisht të ndjekin interesat e tyre në kurriz të grupeve të tjera,” thotë Schneider. 

“Ai po vazhdon të dobësojë shtetin dhe kjo shihet, për shembull, në faktin se vendi nuk ka arritur të bjerë dakord për zgjedhjen e presidentit të shtetit që nga viti 2022. Ndarja në shoqëri është e lidhur edhe me korrupsionin e përhapur. Nëse nuk ka një shtet të fortë, i cili do të luftonte kundër forcave centrifugale brenda vendit dhe institucioneve, është e lehtë të krijohet një sistem i oligarkëve në të cilin secili lufton për interesat e veta”, përfundon Schneider. 

Përveç kësaj, vendi vuan nga Hezbollahu Shiit, një organizatë e cilësuar si organizatë terroriste nga SHBA, Gjermania dhe disa shtete arabe sunite. Hezbollahu u krijua në vitin 1982 gjatë luftës civile në Liban. 

Që në fillim, ai mori mbështetje të konsiderueshme nga Irani, veçanërisht mbështetje ushtarake. Ekspertët që punojnë për Qendrën Wilson, e cila është e vendosur në Uashington, e kanë karakterizuar krahun e armatosur të Hezbollahut si “forca më e fuqishme ushtarake joshtetërore në Lindjen e Mesme dhe ndoshta në botë” që në vitin 2022. Është Hezbollahu që, pas fillimit të luftës në Gaza, vjeshtën e kaluar, hodhi raketa në drejtim të Izraelit – pa asnjë konsultim me pjesën tjetër të popullsisë libaneze. 

“Në thelb, Hezbollahu ka marrë peng politikën libaneze dhe Libanin,” thotë ekspertja e Lindjes së Mesme Kelly Petillo nga instituti në Berlin, Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, duke përshkruar kështu strategjinë bazë të paraushtarakëve shiitë. 

Dobësia e shtetit reflektohet edhe në pasivitetin e ushtrisë libaneze. Sidomos në jug të Libanit gjendet në dilemë: në bazë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit, aty bashkëpunon me forcën paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara, UNIFIL. 

Të dyja palët kanë nga 15.000 ushtarë secila. Prania e tyre lidhet me luftën e Libanit të vitit 2006: kur Izraeli mori pozicione në jug të Libanit. Nëse trupat izraelite tërhiqen një ditë, këto dy formacione ushtarake duhet së bashku të sigurojnë që njësitë e armatosura paraushtarake libaneze të mos vijnë në këto vende. Vetëm trupat e autorizuara nga qeveria libaneze duhet të jenë të pranishme në zonë. Megjithatë, Hezbollahu deri më tani nuk e ka respektuar këtë dispozitë: ai është ende i pranishëm në zonë. 

Ushtria libaneze, në aspektin ushtarak, është relativisht e dobët. Sipas Indeksit Global Firepoëer, i cili krahason fuqinë ushtarake të ushtrive kombëtare në mbarë botën, ushtria libaneze renditet e 118-ta nga gjithsej 145 forca të armatosura. Nuk do të mund t’i bënte rezistencë serioze ushtrisë izraelite, e cila renditet e 17-ta sipas të njëjtit indeks. Po kështu, kjo forcë nuk është në gjendje të mbisundojë ushtarakisht as Hezbollahun. “Kjo mund ta çojë Libanin në luftë civile,” thotë Markus Schneider. 

Problemi më i madh i ushtrisë libaneze ishte dhe është akoma – ai politik. Duke qenë se ushtria nuk është nën kontrollin e një grupi të vetëm konfesional, ajo përgjithësisht konsiderohet si një nga institucionet e pakta mbikonfesionale në vend, thotë Schneider. 

“Megjithatë, ushtria është e dobësuar edhe nga kriza shtetërore dhe ekonomike. Prandaj e mbështesin financiarisht, sidomos kur bëhet fjalë për pagat. Pas kësaj qëndron shqetësimi se, në rast të kolapsit të ushtrisë, mund të bjerë edhe i gjithë sistemi shtetëror libanez. Problemet politike të vendit, megjithatë nuk mund të zgjidhen me ushtrinë”./DW 



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Opozita bojkoton tre komisione parlamentare! Ministri i Mbrojtjes dëshmon tek “Dezinformimi” 

Opozita bojkoton tre komisione parlamentare! Ministri i Mbrojtjes dëshmon tek “Dezinformimi” 

“Ta shpëtojmë Berishën!” Debate në mbledhjen e grupit të PD, ish-kryeministri “mollë sherri” mes Tritan Shehut dhe Bledion Nallbatit 

Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Ramën dhe 72 deputetë të PS, ja për çfarë i akuzojnë

Ju merrnin qytetarëve kartat e identitetit dhe aplikonin për kredi, 2 të arrestuar 

Ju merrnin qytetarëve kartat e identitetit dhe aplikonin për kredi, 2 të arrestuar 
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}