Më 14 shtator, një asteroid që është më i madh se disa nga ndërtesat më të larta në planet, si Burj Khalifa në Dubai ose Kulla e Shangait, do të kalojë fare pranë Tokës.
Asteroidi i quajtur 2000 QW7 vlerësohet të ketë një diametër 290 -650 metër, dhe të jetë 649 metër i gjatë, sipas NASA-s.
Trup qiellor do të udhëtojë me 14,361 milje në orë dhe sipas specilistëve, nuk përbën asnjë rrezik por sidoqoftë, qendra e NASA-s do ta vëzhgojë trajektoren e tij gjatë gjithë kohës.
Në muajin Qershorin, u bë me dije se teknologjia më e fundit e teleskopëve është aq e avancuar sa për të sinjalizuar në kohë njerëzit, në rast të një rënieje asteroidi në Tokë./Opinion.al