Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Në Shqipëri ka dy probleme”, çfarë tha Basha për emisionin italian

2019/03/06 at 8:56 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Në Shqipëri ka dy probleme”, çfarë tha Basha për emisionin italian

Lulzim Basha ka dhënë një intervistë të shkurtër për emisionin “Porta a Porta” të Bruno Vespas në Rai Uno, teksa i ftuar në studio ka qenë kryeministri Edi Rama. Kreu i opozitës ka folur për dy problemet që sipas tij ka Shqipëria.

“Në Shqipëri ka dy probleme. Një problem të demokracisë dhe një problem të kriminalitetit. Pesë vite më parë, Shqipëria u kthye në prodhues dhe eksportues numër një i marijuanës. Me paratë e kësaj, u kalua në trafikun e kokainës dhe heroinës. Me qindra milionët e drogave të forta, u blenë zgjedhjet, policët, drejtësia, media dhe shumë pjesë e ekonomisë private dhe publike. Dy muaj më parë, media ndërkombëtare publikoi përgjime zyrtare të drejtësisë shqiptare, ku funksionarë të lartë të Partisë Socialiste kanë pasur marrëdhënie me bosët e mafias për të blerë votat dhe për të trembur opozitës. Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është nën akuzë zyrtare për trafik ndërkombëtar droge, nga një hetim i anti-mafias të Katanias. Drejtësia italiane ka dënuar vëllain e pasardhësit të tij me shtatë vite burg, si anëtar i një organizate ndërkombëtare kriminale të trafikut të drogës”, ka thënë Lulzim Basha nga selia e Partisë Demokratike për gazetarin e “Rai Uno”.

Ndërkohë, Rama është përgjigjur me shifrat e Guardia di Finanzas italiane dhe me vendimin e Prokurorisë së Katanias.

“Unë nuk flas kurrë për kundërshtarët dhe me kundërshtarët e mi, në një gjuhë të ndryshme nga gjuha amtare. Aty kemi mjaft. Këtu jemi në një vend ku ka dy burime të besueshme nga ku mund të merret informacioni. Guardia di Finanza, që është një agjenci me integritet, që paguhet nga komuniteti evropian për të fotografuar territorin nga viti 2012. Faktet thonë se në 2013 kur ne erdhëm në pushtet, ishin rreth 400 hektarë të mbjella me drogë, në 2018 0,8 hektarë, thuajse zero. E dyta, u referua Prokurorisë së Katanias, ku u përfshi në përgjime një ish-ministër i Brendshëm, por në fund tha se ministri nuk kishte të bënte fare. Kaq them, për të mos u futur në një debat”, tha Rama./Opinion.al

Lexo edhe: Rama në “Porta a Porta”: Nuk është revoltuar populli, por politika

Etiketa: edi ramaemisioni porta e portalulzim basha rai unorama basha porta a porta

Ju sugjerojmë

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump
Bota

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump

18 Nëntor, 2025 10:46 am
Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta
Aktualitet

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta

18 Nëntor, 2025 10:17 am
Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim
Aktualitet

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim

18 Nëntor, 2025 10:15 am
“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”
Bota

“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”

18 Nëntor, 2025 9:29 am
Moti i keq/ Probleme në disa zona të vendit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në disa zona të vendit

18 Nëntor, 2025 9:24 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 18 nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 8:02 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, 18 nëntor 2025

18 Nëntor, 2025 7:44 am
Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku
-U tha në Opinion

Aeroporti i Vlorës, Berisha: Aksionerët e vërtetë janë Rama dhe Balluku

17 Nëntor, 2025 10:51 pm
Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku
-U tha në Opinion

Tuneli i Llogarasë, Berisha: Fajtori kryesor është Rama, jo Balluku

17 Nëntor, 2025 10:36 pm
Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës
-U tha në Opinion

Berisha: Kemi hyrë në stinën e protestave, nuk i ndalojmë deri në largimin e Ramës

17 Nëntor, 2025 10:21 pm
Para
Miliarderi Michael Bloomberg merr vendimin për zgjedhjet presidenciale

Miliarderi Michael Bloomberg merr vendimin për zgjedhjet presidenciale

Jo më dypunësim, përgatitet ligji i ri për mjekët dhe infermierët

Jo më dypunësim, përgatitet ligji i ri për mjekët dhe infermierët

Rita Ora në një lidhje të re me Spider-Man, ishin e Emma Stone

Rita Ora ndahet nga i dashuri aktor

TE FUNDIT

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump

Maduro: Sulmi ndaj Venezuelës do të ishte fundi për Trump
18 Nëntor, 2025

Një sulm ushtarak ndaj Venezuelës nga Shtetet e Bashkuara do të shënonte fundin politik të presidentit Donald Trump. Është ky...

Lexo më shumë

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta

Moti i keq, Ministria e Mbrojtjes: Nga pasditja priten reshje të shumta
18 Nëntor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një deklaratë për shtyp mbi situatën e motit në vend. Sipas saj, situata “paraqitet...

Lexo më shumë

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim

Vlorë/ Era e fortë rrëzon pemët, vështirësi në qarkullim
18 Nëntor, 2025

Si pasojë e erës së forte gjatë natës ka patur pemë të rëna në zonën e “Skelës’ dhe në zonën...

Lexo më shumë

“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”

“Tri opsione për mbështetjen financiare të Ukrainës”
18 Nëntor, 2025

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përmes një letre dërguar qeverive të Bashkimit Evropian më 17 nëntor tha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com