Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në SHBA fushata zgjedhore kushton miliarda dollarë! Kush janë donatorët dhe sa ndikim ka ekonomia?

2024/08/19 at 9:03 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Në SHBA fushata zgjedhore kushton miliarda dollarë! Kush janë donatorët dhe sa ndikim ka ekonomia?

Në SHBA fushata zgjedhore kushton miliarda. Paratë vijnë nga donatorë të vegjël, nga miliarderë dhe ata që drejtojnë ekonominë, të cilët shpresojnë të rrisin ndikimin.

A fiton ai që ia del të mbledhë më shumë para?

Në asnjë vend tjetër të botës nuk derdhen aq shumë para në fushatën zgjedhore presidenciale sa në SHBA. Në vitin 2020, kur u zgjodh Joe Biden, ai dhe i munduri Donald Trump patën shpenzuar së bashku rreth 5,7 miliardë dollarë në fushatë. Ky ishte një rekord, dy herë më i lartë se në zgjedhjet e mëparshme, thotë organizata Open Secrets, që dokumenton donacionet e fushatave.

Edhe në këto zgjedhje makineria e grumbullimit të parave po funksionon si sahat. Vetëm në muajin korrik Kamala Harris tha se mori 310 milionë dollarë donacione. Në të njëjtën periudhë Donald Trump pohoi se kishte marrë 138 milionë dollarë donacione, njofton Reuters.

Donatorët e mëdhenj shpesh kanë dëshira

Fushata nuk financohet vetëm nga donatorë të vegjël – dy kundërshtarët marrin vazhdimisht miliona nga super të pasurit, të cilët shpesh qëndrojnë prapa kompanive tregtare. Miliarderi George Soros dhe djali i tij Aleks mbështesin kandidaten demokrate Kamala Harris. Familja Soros njihet si një donatore e madhe, që shpenzon dhjetëra milionë dollarë për fushatën zgjedhore.

Reid Hoffman, një sipërmarrës i shquar, bashkëthemelues i platformës Linkedin dhe anëtar i bordit të Microsoft, dhuroi 7 milionë dollarë për demokratët. Në një intervistë për CNN ai tha, se shefja e entit amerikan për Mbikqyrjen e Konkurrencës (FTC), Lina Khan, nuk është e mirë për SHBA-në. Ai shtoi: “Shpresoj që zëvendëspresidentja Harris ta zëvendësojë atë”.

Donald Trump merr gjithashtu ndihma nga drejtues të rëndësishëm të ekonomisë. Miliarderi Timothy Mellon shpenzoi 50 milionë dollarë në maj për të mbështetur Trumpin, informon revista amerikane Time. Edhe investitori i teknologjisë David Sacks dhe shefi i Tesla-s, Elon Musk e mbështesin Trumpin. Në një bisedë mes Elon Musk dhe Donald Trump në platformën X më 13 gusht 2024, Musk përsëriti mbështetjen e tij për republikanin dhe madje u ofrua të punonte në një qeveri të mundshme Trump. “Mendoj se do të ishte mirë të kishim një komision për efikasitetin e qeverisë, që i sheh këto gjëra dhe garanton që paratë e taksapaguesve shpenzohen me vend”, tha Musk. “Do të isha i lumtur të shërbeja në një komision të tillë”.

Miliona donacione mund të rrjedhin përmes rrugëve të tërthorta

Për dekada është diskutuar për kufizimin e donacioneve në fushatat zgjedhore. Në vitin 2010 Gjykata e Lartë e SHBA nxori një vendim, që është i vlefshëm edhe sot. Kjo ka qenë një pikë kthese, thotë Jërg Hebenstreit, studiues në Universitetin e Jenës për politikën e brendshme të SHBA dhe financimin e  fushatës. Gjykata përcaktoi se çdo kufizim i financimit të fushatës politike është censurë dhe si rrjedhojë i paligjshëm. “Kjo do të thotë, se që nga viti 2010 mund të mbledhësh donacione sa të duash, si kompani, si bankë, si sindikatë, si grup interesi apo si individ i pasur”, thotë Hebenstreit për DW.

Për donacionet direkte për kandidatët ka megjithatë kufizime. Nga një individ mund të dhurohet aktualisht një maksimum prej 6.600 dollarësh. Por ekziston mundësia që kandidatit të preferuar paratë t`i dërgohen përmes Political Action Committees, të ashtuquajturat PAC.

PAC-të janë organizata për mbështetjen e kandidaturës së një personi të caktuar. Ato zakonisht themelohen nga kompani, sindikata ose grupe interesi, që mbledhin ndihma nga anëtarët ose punonjësit e tyre. Por edhe këtu ka kufizime. Anëtarët apo punonjësit mund të dhurojnë deri në 5.000 dollarë në vit për PAC-të. Asnjë para nuk lejohet të rrjedhë nga operatori i PAC-së, pra nga kompania, sindikata apo vetë grupi i interesit. Përveç kësaj individët e veçantë lejohen të dhurojnë 41.300 dollarë në vit për organizatat kombëtare partiake.

Miliona donacione përmes Super PAC-ve

Pa kufizim mund të mblidhen donacione përmes Super Political Action Commitees. Super PAC-të janë grupe lobimi të pavarura, që u krijuan gjithnjë e më shumë pas vitit 2010. Ato mund të grumbullojnë shuma të pakufizuara parash – nga individë, kompani dhe çdo donator tjetër. Megjithatë ato nuk lejohen t’ua kalojnë paratë kandidatëve, por të bëjnë publicitet në interes të kandidatëve. Kërkesa e vetme është, që publiciteti i tyre të mos “koordinohet” me zyrën e fushatës së kandidatit që mbështesin.

“Ajo që ata shpenzojnë, është e llahtarshme. Nuk e njihnim diçka të tillë më parë”, thotë amerikani James Davis, profesor i shkencave politike në Universitetin e St. Gallen. Kandidatët e dinë saktësisht, se cilat Super PAC janë në anën e tyre dhe kush qëndron pas këtyre donacioneve, thotë Davis. Këtë vit ka 2.257 SuperPAC, që kanë mbledhur ndërkohë mbi 2 miliardë dollarë dhe kanë shpenzuar afro 700 milionë dollarë.

E përcakton madhësia e buxhetit të fushatës se kush bëhet president?

Por çfarë efekti kanë milionat e dollarëve, që derdhen në fushatën zgjedhore? “Të dy kandidatët janë përgjithësisht të njohur. Dhe nëse investojnë 100 milionë më shumë në fushatën zgjedhore, kjo fundja nuk ka ndikim në rezultatin aktual të zgjedhjeve”, thotë Hebenstreit.

“Sigurisht që duhet një minimum donacionesh për të ndërtuar një organizatë partiake për fushatën zgjedhore”, thotë Davis për DW. “Dhe është shumë e rëndësishme të motivohen njerëzit, për të shkuar në qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve. Kjo kushton.”

„Në fund është e rëndësishme të kemi një mesazh, që siguron vota”, thotë eksperti politik. Edhe donatorët e vegjël janë shumë të rëndësishëm për partitë, sepse pas çdo donacioni të vogël qëndron një votë. “Një miliarder mund të dhurojë disa milionë dollarë, por megjithatë hedh vetëm një votë në kutinë e votimit”, thotë Davis. Një vështrim në të kaluarën tregon se vetëm paratë nuk mjaftojnë. Hillary Clinton mblodhi dukshëm më shumë para se Donald Trump në fushatën zgjedhore të vitit 2016, megjithatë ajo humbi.

Donacionet vazhdojnë të kenë ndikim edhe pas zgjedhjeve

Me milionat e tyre super të pasurit, miliarderët dhe bosat e ekonomisë duan të sigurojnë ndikimin në politikë edhe pas zgjedhjeve. “Nëse dikush dhuron miliona për një Super PAC, sigurisht që do të merret vesh dhe nuk do të jetë rastësi, që në një moment ai person të marrë një ftesë për një event, ku presidenti i sapozgjedhur është i pranishëm”, thotë Davis.

Mendimi i popullsisë

Nuk është çudi, që popullata është kundër këtyre ekceseve me donacione. Sipas një sondazhi të Pew Research Center më shumë se 7 ndër 10 të rritur amerikanë dëshirojnë kufizimin e donacioneve për fushatat politike. Tetë ndër 10 të anketuar besojnë se njerëzit, që dhurojnë para për fushatat politike, kanë shumë ndikim mbi vendimet e anëtarëve të Kongresit.

Megjithatë Hebenstreit i sheh të pakta shanset për të frenuar flukse të tilla parash. Sipas politologut, në Kongres do të mungonte mazhoranca politike për të ndryshuar ligjet.

Në vende të tjera zgjedhjet funksionojnë me më pak para

Që fushata zgjedhore në SHBA është më e shtrenjtë se kudo tjetër, kjo edhe për faktin se shumica e vendeve mbështeten në financimin publik të fushatave, shpjegon Hebenstreit. Pastaj në çdo zgjedhje presidenciale i gjithë aparati partiak në një vend aq të madh si SHBA, duhet të ringrihet sërish.

Në SHBA partitë janë relativisht të dobëta, shpjegon Davis. “Gati mund të thuash se në nivel federal partia mblidhet një herë në katër vjet, që do të thotë se këtë organizatë çdo katër vjet duhet ta ngresh në këmbë në 50 shtete dhe në zonat përkatëse zgjedhore. Kjo është shumë e shtrenjtë”. Përveç kësaj fushata në SHBA zhvillohet në masë të madhe përmes mediave, që gjenden thuajse krejtësisht në duar private. Edhe kjo gëlltit shuma të mëdha parash. Kështu që mund të pritet, që edhe kjo fushatë të vendosë një rekord të ri, sa i përket buxhetit./DW



Ju sugjerojmë

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Para
Në 12% të shtëpive të banueshme ose 91 mijë prej tyre, jeton vetëm një person

Në 12% të shtëpive të banueshme ose 91 mijë prej tyre, jeton vetëm një person

Shisnin kokainë në lokalet e natës, arrestohen dy të rinj në Durrës

Shisnin kokainë në lokalet e natës, arrestohen dy të rinj në Durrës

Posedon Exchange pa licencë/ Policia procedon vëllain e 26-vjeçarit që goditi me grusht efektin e rrugores në Ksamil

Posedon Exchange pa licencë/ Policia procedon vëllain e 26-vjeçarit që goditi me grusht efektin e rrugores në Ksamil
















TE FUNDIT

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
8 Qershor, 2025

Karen Bass, kryetarja e Bashkisë së Los Angeles-it, është përballur me kritika të ashpra nga republikanët dhe Presidenti Donald Trump...

Lexo më shumë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
8 Qershor, 2025

Trupat e Gardës Kombëtare mbërritën në Los Angeles në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi presidenti Donald...

Lexo më shumë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com