Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në prag të zgjedhjeve/ Pas 3 vitesh “ngrirje”, ja so do të rriten pagat e administratës

2017/03/05 at 9:16 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shkarkime masive nga puna, administrata e gjitha në “testim”

Ka përfunduar hartimi i vendimeve për rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore nga Ministria e Finanacave.  Burimet zyrtare kanë bërë të ditur se ekspertët kanë hartuar shtesat për çdo kategori, si dhe për ndryshimin e pagës minimale në shtet, teksa të mërkurën pritet që vendimet të miratohen në Këshillin e Ministrave. Po ashtu bëhet e ditur se efektet do të shtrihen prej datës 1 mars. Duket se me afrimin e zgjedhjeve parlamentare qeveria ka nxituar në rritjen si të pagave por dhe të pensioneve. Megjithatë, janë 6900 punonjës që do të përfitojnë nga rritja e pagës minimale, e cila është përcaktuar të shkojë në 37.500 lekë. Porsa i përket sektorit të Shëndetësisë janë rreth 13700 infermierë dhe 4600 mjekë që d të përfitojnë shtesë. Sa i përket këtyre të fundit paga do të rritet në 78.095 lekë, ndërsa për infermierët do të shkojë në 45.561 lekë. Rritje të pagave, do të ketë dhe për mbi 34 mijë mësuesit. Sipas propozimit të ministrisë së financave, paga e tyre do të rritet me 10 për qind. Mësuesit e shkollave 9-vvjeçare do të kenë një shtesë prej 3 mijë lekësh në muaj, kjo si porsa i përket pagës minimale por dhe asaj maksimale. Ndërsa arsimtarët e shkollave të mesme do të përfitojnë një pagë prej 67.950.


Ministria e financave parashikon një shtesë me 10 për qind dhe për pedagogët në universitete Një vëmendje e veçantë u është dhënë përfitimeve të Forcave të Rendit por dhe të Ushtrisë. Shtesa porsa i përket policisë do të jetë nga 10 për qind deri në 35 për qind. Do të jenë inspektorët që do të kenë një shtesë prej 35 për qind dhe gradat më të larta do të prekin një shtesë deri në 10 për qind. Tashmë, me vendimin e qeverisë inspektorët do të kenë një pagë bruto prej 69 mijë lekësh. Një tjetër propozim është dhe ndryshimi i gradave të Policisë së Shtetit ku përfshihet dhe roli i nëninspektorit. Ndryshe nga forcat e rendit, ushtarakët do të për fitojnë një shtesë që shkon nga 8 për qind deri në 10 për qind. Prej tyre përfitojnë rreth 6750 ushtarakë. Për gradën e kapitenit paga rritet në nivelin prej 10% apo 5700 lekë, duke shkuar në 62.700 lekë. Burimet kanë saktësuar se tashmë ministria e Financave e ka dorëzuar paketën e vendimeve në Këshillin e Ministrave ku do të marrë dhe votën e anëtarëve të kabinetit për tu bërë më pas e zbatueshme. Teksa pagat e ndryshuara do të merren me ato të muajit mars.

Prej tre vitesh rritja e pagave është ngrirë prej Qeverisë “Rama”. Kjo nën argumentin e reformave të marra për të ulur nivelin e borxhit në vend. Ndërsa dhe më parë ka pasur propozime për rishikimin e disa kategorive por ka qenë FMN që ka kundërshtuar këto propozimeve. Prej qeverisë Rama është deklaruar se prioritet kanë qenë shlyerja e detyrimeve për kompanitë që kanë kryer shërbime.

*Paga minimale për privatin*

Në tryezën e Këshillit të Ministrave mësohet se është dhe propozimi për rishikimin e pagës minimale për punonjësit e kompanive private. Ministri Blendi Klosi ka kërkuar që dhe për ta paga minimale të jetë 37500 lekë nga 24 mijë që është sot. Por një ndryshim i tillë është konsideruar i rrezikshëm për sipërmarrësit, pasi do të rriste kostot e prodhimit. Megjithatë ata kanë pranuar një shtesë në rrogë e cila mund të shkojë nga 10 deri në 20 për qind. Po ashtu është propozuar miratimi i një strategjie, ku rritja e pagave minimale do të jetë e përvitshme deri në krijimin e një standardi të minimumit jetik. Burimet e Ministrisë së Financave janë shprehur se nuk pritet që kjo shtesë të miratohet në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave pasi po vijohet me konsultime me grupet e interesit. Ndryshimet e pagës minimale do të kenë efekt dhe në pagesën e kontributeve shoqërore si dhe në shumën e pensionit që do të marrë çdo përfitues pas mbushjes së moshës./Shekulli

 

Etiketa: 3 viteadministratarritje pagashzgjedhjet


Ju sugjerojmë

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
Aktualitet

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

21 Janar, 2026 6:33 pm
Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
Kronikë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

21 Janar, 2026 6:29 pm
Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
Bota

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

21 Janar, 2026 6:02 pm
Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
Kryesore

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

21 Janar, 2026 5:58 pm
Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA
Bota

Kërcënimet e reja tarifore, PE pezullon marrëveshjen tregtare me SHBA

21 Janar, 2026 5:09 pm
Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë
Aktualitet

Dhëndri dhe vajza e Trump në Vlorë

21 Janar, 2026 5:06 pm
Nga projektet e naftës tek pasuritë minerale/ 7 pikat e marrëveshjes Ukrainë-SHBA
Bota

Trump zyrtarizon takimin me Zelenskyn, liderët do të takohen të enjten në Davos

21 Janar, 2026 5:01 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Norvegjia e Suedia kundër Bordit amerikan të Paqes

21 Janar, 2026 4:58 pm
Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën
Bota

Çfarë do të thotë për Ukrainën mosmarrëveshja për Groenlandën

21 Janar, 2026 4:48 pm
Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë
Bota

Groenlanda, Trump: Nëse na thoni po do jemi mirënjohës, nëse thoni jo do ta kujtojmë

21 Janar, 2026 3:59 pm
Para
A po “firon” PS? Anëtari i Asamblesë Kombëtare braktis Ramën: Po na degjenerojnë!

A po "firon" PS? Anëtari i Asamblesë Kombëtare braktis Ramën: Po na degjenerojnë!

Bilisht/ Ngacmoi seksualisht të miturën, arrestohet 30 vjeçari

Romancë filmash/ Hidrauliku çmendet pas infermieres, i hyn në shtëpi dhe ...

Jasharajt u ripërtërin

Jasharajt u ripërtërin
















TE FUNDIT

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump

Rama mbërrin në Vlorë, pritet të takojë vajzën e Presidentit Trump
21 Janar, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur këtë mbrëmje në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan,...

Lexo më shumë

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha

Dosja 5D/ Lirohet nga qelia Taulant Tusha
21 Janar, 2026

Apeli i GJKKO-së ka ndryshuar masën e caktuar për ish-zyrtarin e Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha. Gjykata e Apelit të...

Lexo më shumë

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Trump i kërkon Papës të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën
21 Janar, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë kërkesë zyrtare edhe Selisë së Shenjtë në Vatikan që të bëhet pjesë e Bordit të...

Lexo më shumë

Shkarkime dhe emërime në disa institucione, çfarë ka vendosur Këshilli i Ministrave

Pezullimi i Ballukut nga detyra, Kryeministria çon vendimin e GJKKO në Kushtetuese
21 Janar, 2026

Këshilli i Ministrave ka vendosur miratuar disa emërime dhe lirime nga detyra në institucione të rëndësishme shtetërore. Vendimet prekin poste...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com