“Dhe ne nuk jemi pa huqe, po si ky nuk i ka rënë njeri Shqipërisë”. Kështu e nisi fjalimin e tij deputeti Dashamir Shehi gjatë protestës, ndërsa u prit me ovacione.
“Ky njeri që bredh poshtë e përpjetë Shqipërisë dhe hedh helm, ky do ndajë dhe Shqipërinë. Nuk kemi për ta lënë, kjo është rrugë që mund të jetë e vështirë. por nuk ka kthim pas. Nuk kemi rrugë tjetër edhe këtë duhet tja sqarojmë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve. Kjo që po bëhet po bëhet për të mirën e shqiptarëve, do vij dita të kthehemi në atë sallë, por si burra. Do ta mbrojmë këtë qytet”, theksoi ndër të tjera zoti Shehi. /G.F Opinion.al