Një adoleshent është vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur pasi dy persona kanë shtënë me armë zjarri në një shkollë në Shtetet e Bashkuara.
Sulmi ndodhi në shkollën Highlands Ranch afër Denver në Kolorado, ndërsa raportohet se dy autorët janë arrestuar.
Kjo shkollë gjendet vetëm 8 kilometra larg shkollës së mesme, Columbine, e cila ka qenë shënjestër e një prej masakarave më të mëdha në shkollat amerikane 20 vjet më parë.
Kjo ngjarje e rëndë shënon sulmin e 115-të masiv me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara gjatë këtij viti.
Shtëpia e Bardhë ka shprehur ngushëllime për viktimat./Opinion.al