-U tha në Opinion

Në listat e PD, Açka: Më është afruar partia mua, jo unë partisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:21 - 09/03/21 |
el ida

E konsideruar një emër surprizë dhe risi në listat e Partisë Demokratike, shkrimtarja Flutura Açka tha se ka qenë partia ajo që i ofroi një ftesë për të qenë pjesë e listave të saj. Açka e konsideroi këtë vendim të rëndësishëm, ndërsa tha se duke qenë pjesë e PD ajo nuk do detyrohet të ndryshojë profil.

“Ka qenë një ftesë e PD, më është afruar mua partia dhe jo unë partisë. Nuk është aspak çudi, sepse unë jam gazetare dhe vokacioni im nuk është aspak i çuditshëm. Është një vendim i rëndësishëm për mua si njeri dhe praktikisht kështu e mendova të arsyeshme”.

Açka tha ndër të tjera se ky vendimi, erdhi për faktin se duke mos qenë pjesë e politikës, zëri i saj si qytetare ishte më i vështirë për t’u dëgjuar.

“Zëri nuk dominon në këtë pjesë, pasi politika e ka gllabëruar. Nga jashtë sistemit është vështirë të kontribuosh për gjërat që unë kam shqetësim si qytetare. Fakti që më është ofruar PD nuk do të thotë se është detyruar të më pranojë me atë profil, me atë kokëshkretësi. Mendoj se nuk do të më detyrojë të ndryshoj profil dhe nuk do të bëj atë që është jashtë parimeve të mia”, tha Açka duke shtuar se përparësi në aktivitetin e saj politik do të ketë kryesisht fusha e trashëgimisë kulturore./Opinion.al

 

 

Pas