Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në kulmin e akuzave të opozitës, Xhafaj takon ambasadorin Lu: Kam mbështetjen e tij

2018/06/07 at 2:58 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Në kulmin e akuzave të opozitës, Xhafaj takon ambasadorin Lu: Kam mbështetjen e tij

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka takuar sot ambsadorin amerikan Donald Lu. Takimi është zhvilluar paradite, por mbi atë çfarë u diskutua publikoi një njoftim rreth orës 14:50 Ministria e Puneve te Brendshme.

Në deklaratën e zyrës së shtypit të Fatmir Xhafes theksohet disa here se ambsadori amerikan Donal Lu i ka dhënë gjithe mbështetjen e tij ministrit.

Më poshtë njoftimi i plotë:

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti në mesditë në zyrën e tij, ambasadorin e SHBA në Tiranë, Donald Lu.

Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në vend dhe veçanërisht në përpjekjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, në luftën kundër krimit të organizuar dhe paligjshmërisë.

Ministri Xhafaj e njohu ambasadorin me situatën aktuale dhe veprimtarinë e Policisë së Shtetit në këtë luftë.

Ambasadori amerikan vlerësoi punën dhe arritjet e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që kjo e fundit të jetë e motivuar për të vijuar me vendosmëri luftën kundër krimit të organizuar.

Në këtë kontekst, ai shprehu mbështetjen e fortë të SHBA-ve si dhe vendeve të tjera partnere, për Ministrinë e Brendshme dhe Ministrin Xhafaj, në gjithë përpjekjet e tyre për t’ju dhënë qytetarëve më shumë rend e siguri.

Ambasadori Lu inkurajoi Ministrin Xhafaj dhe Policinë e Shtetit, për të vijuar edhe më me intensitet përpjekjet për më shumë rezultate në luftën kundër krimit të organizuar, pasi kjo sipas tij, është ajo çka qytetarët presin sot më shumë se çdo herë tjetër, nga Policia e Shtetit.

Ai konfirmoi edhe njëherë mbështetjen dhe asistencën e SHBA-ve dhe Agjencive ligj zbatuese, për thellimin e rezultateve të deritanishme.

Gjatë bisedës, ambasadori Lu shprehu dëshirën për të parë nga afër veprimtarinë e Task Forcës Speciale, të ngritur në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.

Bashkë me ministrin Xhafaj u organizua një vizitë e shkurtër në ambientet e TFS.

Drejtuesit e TFS-së e njohën Ambasadorin me organizimin e kësaj strukture, veprimtarinë dhe rezultatet e deritanishme, bashkëpunimin ndërkombëtar, duke u ndaluar më gjatë tek operacionet e përbashkëta me vendet partnere të kryera deri sot, si dhe ato që janë në proces.

Ambasadori Lu, duke iu drejtuar të pranishmëve, në referencë të luftës që SHBA ka bërë dhe po bën ndaj kriminalitetit, u shpreh se “mënyra më efektive për të patur sukses, është ngritja e strukturave me përbërje oficerësh policie elitarë, prokurorë elitarë dhe bashkëpunim efektiv me Agjencitë e tjera ligj zbatuese”.

“Të njëjtën gjë, – vijoi Ambasadori, – jeni duke e bërë dhe ju këtu, në Shqipëri”.

Në këtë kuadër, Ambasadori inkurajoi efektivët e TFS-së për të vijuar me vendosmëri luftën kundër krimit të organizuar.

“Jam i impresionuar nga veprimtaria juaj dhe nga fakti se nuk po i tundoheni lidhjeve të elementëve kriminalë me politikën. Keni mbështetjen tonë të plotë, të misionit ICITAP dhe Agjencive të tilla si FBI dhe DEA. Shpejt, Ju do të ndiheni krenarë sesi Task Forca Speciale do të ndryshojë të ardhmen e vendit”, theksoi Ambasadori.

Ministri Xhafaj i vlerësoi mesazhet e Ambasadorit Lu si mbështetje për atë çka po bën Policia e Shtetit, si dhe shprehje e partneritetit tashmë të konsoliduar mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

Ju sugjerojmë

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
-U tha në Opinion

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

22 Dhjetor, 2025 10:50 pm
Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
-U tha në Opinion

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

22 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kryesore

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

22 Dhjetor, 2025 10:00 pm
Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
Aktualitet

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

22 Dhjetor, 2025 9:04 pm
Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë
Aktualitet

Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

22 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen
Kryesore

Sot protestë kombëtare, Berisha: Ftoj të gjitha partitë opozitare të bashkohen

22 Dhjetor, 2025 1:28 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Kronikë

Hapësirat publike, katër persona dhunojnë punonjësin e IMT-së dhe policisë

22 Dhjetor, 2025 1:05 pm
PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Aktualitet

PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë

22 Dhjetor, 2025 11:58 am
Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes
Aktualitet

Mjegulla bllokon Rrugën e Kombit, Policia apel shoferëve: Bëni kujdes

22 Dhjetor, 2025 11:19 am
Rama – fermerëve: Tregu evropian sfidë e pamundur, nuk jeni gat
Aktualitet

Rama – fermerëve: Tregu evropian sfidë e pamundur, nuk jeni gat

22 Dhjetor, 2025 11:05 am
Para
Enca dhuron puthje për fansat duke ekspozuar gjoksin

Enca dhuron puthje për fansat duke ekspozuar gjoksin

Rekomandimet e KE, Lu: Përgëzime popullit shqiptar, por tani “peshqit e mëdhenj”

Çështja “Xhafaj”/ Donald Lu: Vertetësia e audiopërgjimit duhet hetuar, por policia dhe prokuroria të vazhdojnë punën

Dëshira që Trump i plotësoi Kim Kardashian në takimin e tyre

Dëshira që Trump i plotësoi Kim Kardashian në takimin e tyre

TE FUNDIT

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë

Hetimet për Ballukun dhe AKSHI-n, Haxhiu: Drejtësia po ngjall shpresë
22 Dhjetor, 2025

Analisti Baton Haxhiu, i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan komentoi hetimet e fundit të SPAK, atë për çështjen...

Lexo më shumë

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër

Hetimet për Ergys Agasin, plan për dhunimin e Gjiknurit dhe një ministri tjetër
22 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” po diskutohen hetimet e SPAK për çështjen e AKSHI, si dhe për vetpërgjimet që ka bërë Ergys...

Lexo më shumë

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë

Protesta e opozitës, reagon Balla: Sali, ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
22 Dhjetor, 2025

Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i dërgon një mesazh kryetarit të PD, Sali Berisha pas molotovëve...

Lexo më shumë

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli

Berisha: Në fokusin e protestave do jetë parlamenti, kryeministria dhe Surreli
22 Dhjetor, 2025

Partia Demokratike ka mbajtur këtë të hënë protestën  kombëtare, e inicuar në fakt pas ngjarjeve të fundit të lidhura me...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com