Një 27-vjeçar i shpallur në kërkim pasi kishte thyer masën e sigurisë të përcaktuar nga Gjykata ndaj tij, është arrestuar nga policia teksa tentonte të vidhte një makinë.
Policia bën me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi me iniciale H. M., 27 vjeç, banues në Ksamil.
Mësohet se i riu është kapur në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, në afërsi të një karburanti, ku ai po tentonte të vidhte një automjet, i cili është sekuestruar.
27-vjeçarit më herët i ishte caktuar nga Gjykata e Sarandës, masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.