Një 34-vjeçar është arrestuar në Kapshticë pasi ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit.
Për këtë shtetas, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
34-vjeçari u ndalua në PKK Kapshticë, si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të punës me shërbimet e Policisë Kufitare të kësaj pike kalimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./Opinion.al