Arrestohet në Rinas Gazmend Haxhia, pjesë e urdhër-arresteve që u lëshuan edhe për Ilir Beqajn.
Haxhia është ndaluar në aeroport sapo ka zbritur nga avioni.
Ndaj tij është caktuar masa ‘arrest në shtëpi’.
Haxhia është ndaluar pas hetimit të SPAK për abuzimet me fondet e SASPAC. Për këtë çështje është lënë në burg ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Ai është vënë nën akuzë nga SPAK për korrupsion pasiv, mashtrim, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Hetimet e Prokurorisë së Posaçme zbuluan se Agjencia e Koordinimit të Fondeve të Huaja ku Beqaj ishte drejtues, ka abuzuar me të paktën 8 prokurime.