Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili akuzohet për “Vrasje” nga autoritetet spanjolle.
Mësohet se shtetasi E. V(K)., 39 vjeç, banues në Kamëz, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet gjyqësore në Spanjë.
E. V(K)., 39 vjeç, banues në Kamëz.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale ‘Vrasje” parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës”, njofton policia.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi./Opinion.al