Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar, kush është 30-vjeçari i arrestuar sot në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:01 - 31/08/19 |
Al Do

Një person i shpallur në kërkim në Itali është arrestuar sot në Tiranë. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin Erind Bicerri me banim në Tiranë.

Ai është vënë në pranga në rrugën “Arkitekt Sinani” në Tiranë. Bicerri është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga organet e drejtësisë në Itali pasi Gjykata e Apelit të Milanos e ka dënuar atë me 7 vite burg.

Veprat penale për të cilat është dënuar 30-vjeçari janë “Marrëdhënie seksuale me dhunë”, “Rrëmbim” dhe vepra të tjera, bën me dije njoftimi i policisë.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën vijojnë punën për ekstradimin e tij drejt Italisë. /Opinion.al

Pas