Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në Dhërmi si turistë, por shpërndanin drogë. Arrestohen 2 anglezë, një tjetër në kërkim

2023/06/04 at 2:51 PM
në Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Falsifikuan dokumentet e një trualli në Dhërmi, arrestohen 2 zyrtarë në Vlorë

Dy shtetas anglezë u vunë në arrest dhe një tjetër është shapllur në kërkim, të akuzuar për trafik narkotikësh në plazhin e Dhërmiut.

Policia bën me dije se ka arrestuar S. R., 27 vjeç dhe R. D., 33 vjeç, ndërsa është shpallur në kërkim Ë.K., 32 vjeç.

“Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas që kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi, para disa ditësh, bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit 2 shtetasve të arrestuar iu gjetën rreth 50 doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi. Gjithashtu u sekuestruan shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht 3 260 000 lekë, 12 110 euro dhe 2 060 paund.

Njoftimi i policisë:

Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se disa shtetas të huaj që kishin ardhur prej disa ditësh si turistë në zonën bregdetare të Dhërmiut, kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 3”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit anglez:

-S. R., 27 vjeç dhe R. D., 33 vjeç.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi anglez Ë. K., 32 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën 2 shtetasve të arrestuar rreth 50 doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.

Gjithashtu u sekuestruan shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht 3 260 000 lekë, 12 110 euro dhe 2 060 paund.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas që kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi, para disa ditësh, bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Strukturat e Policisë në qarkun Vlorë janë të vendosura për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmëri, që tashmë nuk kryhet vetëm nga shtetasit shqiptarë, por dhe nga shtetas të huaj që vizitojnë vendin tonë, si dhe për të garantuar rendin, sigurinë dhe një ambient sa më të qetë gjatë sezonit turistik veror.

Etiketa: anglezedhermidroge

Ju sugjerojmë

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
Kryesore

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

17 Dhjetor, 2025 1:03 pm
Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD
Kryesore

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

17 Dhjetor, 2025 1:01 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

17 Dhjetor, 2025 12:39 pm
Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryesore

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

17 Dhjetor, 2025 12:03 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona

17 Dhjetor, 2025 11:42 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunoi rëndë partneren shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari, pritet ekstradimi

17 Dhjetor, 2025 11:22 am
Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin
Kronikë

Vrau me armë kolegun, Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për policin

17 Dhjetor, 2025 10:44 am
Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë – Janinë
Rajoni

Bllokohet sërish aksi rrugor Kakavijë – Janinë

17 Dhjetor, 2025 10:16 am
Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë
Aktualitet

Spiropali takon ministrin grek të Mbrojtjes: Forcojmë bashkëpunim për sigurinë

17 Dhjetor, 2025 10:15 am
Qindra miliona euro të pezulluara, disa të humbura: Ç’pësoi Kosova nga masat e BE
Kryesore

Bashkimi Europian nis heqjen e disa masave ndëshkuese ndaj Kosovës

17 Dhjetor, 2025 10:12 am
Para
VIDEO/Turqia nis trupat e saj në Kosovë për të përforcuar KFOR-in

VIDEO/Turqia nis trupat e saj në Kosovë për të përforcuar KFOR-in

“As fizikisht, as mendërisht”,doktori i Obamës: Biden nuk është i aftë për të rikandiduar

“As fizikisht, as mendërisht”,doktori i Obamës: Biden nuk është i aftë për të rikandiduar

Njihuni me 10 qytetet më të popullaur nga turistët në Europë

Njihuni me 10 qytetet më të popullaur nga turistët në Europë

TE FUNDIT

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
17 Dhjetor, 2025

Presidenca e Bashkimit Evropian, Këshilli i BE për Çështje të Përgjithshme, ka miratuar të martën konkluzionet sa i përket procesit të zgjerimit....

Lexo më shumë

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD
17 Dhjetor, 2025

Deri më tani, Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk ka vënë në dispozicion të gjitha materialet e ardhura nga SPAK...

Lexo më shumë

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
17 Dhjetor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar përmes një mesazhi nga burgu, me rastin e ditëlindjes së tij, duke falënderuar...

Lexo më shumë

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
17 Dhjetor, 2025

Kryeministri Rama ndodhet sot në Bruksel, për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com