Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Në datën 15 o lekët, o letrat”! 5 milionë për legalizimin

2025/05/26 at 9:22 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Në datën 15 o lekët, o letrat”! 5 milionë për legalizimin

Një qytetar tregon për emisionin “Stop” në Tv Klan se nëpërmjet një të afërmi të tij, do të bënte legalizimin e shtëpisë, por ky i fundit i kishte thënë, se punonjësit e Kadastrës kërkojnë pesë milionë lekë, të cilat qytetari ia dha.


Por duke pritur, nuk kishte marrë asnjë përgjigje pozitive dhe nga dy përgjigje, që erdhën nga kadastra, nuk rezultonte asnjë dosje në emër të qytetarit.

Në këtë moment kërkoi paratë mbrapsht, por nuk mundi t’i marrë.

“Para dy vitesh jam kthyer nga kurbeti me qëllim që të legalizoja shtëpinë time, që e kisha tokën me certifikatë nga shteti dhe më ngeli për shumë vite. Kur isha në kurbet me ngeli shtëpia pa e legalizuar, gjeta një njeri që nga kurbeti, një njeri të njohur. Quhet Shaban Tafa.

Ky person ka marrë kushërirën e nënës sime, nëpërmjet asaj u lidha dhe më tha që Shabani t’i bën letrat se ka të njohur. Më thanë që duhen pesë mijë Euro për të bërë legalizimin e shtëpisë. Më tha që m’i kanë kërkuar pesë mijë Euro, i kam dhënë dy mijë e 500 Euro në dorë, fillimisht. Bëhet fjalë për periudhën në fund të gushtit të vitit 2023. Pasi kaluan një-dy muaj, unë kisha shpresa për të ikur përsëri në kurbet. I thashë ‘të t’i le dhe lekët e tjera dhe vazhdo punën’.

Ia dërgova tek shtëpia dhe i thashë ‘mos i jep lekët pa marrë letrat’, ‘po më tha’. Si përfundim më thoshte gjithmonë që ‘prit sot, e prit nesër’. I kam futur letrat në vitin 2023, kanë ardhur disa përgjigje nga kadastra që nuk ekziston emri im. Prej dy vjetësh nuk kam marrë asnjë përgjigje për pronën, lekët nuk m’i ka kthyer. Unë kërkoj ndihmën tuaj”, tha denoncuesi.

Me kamera të fshehtë, Shaban Tafa, pranon se ka marrë pesë milionë lekë të vjetra, por sipas tij legalizimi është në proces.

Qytetari: Ke dhënë lekë atje, apo s’ke dhënë?

Shaban Tafa: Në datën 15 do marrësh o letrat, o lekët.

Qytetari: Ca date 15?

Shaban Tafa: 15, që vjen.

Qytetari: Ca 15, që vjen thua? Letrat s’janë futur fare. Shaban, të kam dhënë 5 mijë euro, apo nuk t’i kam dhënë?

Shaban Tafa: Po, po!

Qytetari: Tani, letrat pse vijnë të bardha?

Shaban Tafa: Në datën 15 o lekët, o letrat!

Qytetari: Në rregull!

Shaban Tafa: Mua mos më bëj ti presion e stërpresion!

Shabani thotë, se dosja është hapur dhe janë harxhuar tre milionë lekë e nëse situata nuk zgjidhet, do t’i kthejë qytetarit dy milionë lekë.

Shaban Tafa: Unë do të jap letrat. Po s’ashtu, do të të jap dy milionë lekë, që kam për të marrë letrat, se dosja është hapur. Tre milionë lekë janë harxhuar, që është hapur dosja. Dy milion lekë do t’i jap unë. Në qoftë se do të sjell letrat, ti më ke thënë si burrat, do të kthej 1500 euro.

Pas qytetarit, me Shabanin u takua gazetarja e emisionit “Stop”, por ai fillimisht thotë, se i ka marrë paratë për dokumentet e më pas, se ia ka marrë borxh.

Gazetarja: Keni marrë një shumë prej pesë milionë lekësh për legalizim apo jo?

Shaban Tafa: Nuk kam marrë unë për legalizimin prone. Ai ia ka dhënë një shoku, i kam mbetur ai dy milionë lekë dhe ka për të marrë letrat e pronës. Ku di unë pazaret e tij. Ia ka dhënë lekët për letrat, nuk u bë letrat, do i japë lekët.

Gazetarja: Çfarë funksionesh keni ju?

Shaban Tafa: Unë hiç, çfarë funksioni?! Unë e ndihmova, e kam njeriun tim.

Gazetarja: Tek cilët persona i ke dhënë ti lekët?

Shaban Tafa: Po m’i dha mua moj borxh, do ia jap unë lekët. Nuk ia kam dhënë asnjë njeriu, i kam unë lekët.

Gazetarja: Ti nuk ia ke marrë borxh ato lekët, ia ke marrë me qëllimin që do i legalizoje shtëpinë apo jo?

Shaban Tafa: Unë ia mora borxh, nuk ia bëra dot ato edhe… Ia kam marrë borxh dhe do ia kthej lekët.

Gazetarja: Kur do ia kthesh lekët?

Shaban Tafa: Nesër e kam lënë, në datën 15 ia kam lënë.

Gazetarja: Kujt ia ke dhënë lekët?

Shaban Tafa: I kam unë, i mbaj për vete. Nuk mi morën përsipër për t’ia bërë dhe i kam unë lekët, do ia jap.

Gazetarja: Po pse e gënjeve atë?

Shaban Tafa: Po e gënjeva. Ashtu gënjej unë, jam gënjeshtar. Po them unë pra, që dy milionë lekë ia kam unë dhe do ia jap.

Edhe pse mohoi se kishte marrë pesë milionë lekë, megjithatë ai ia ktheu shumën e plotë qytetarit./tvklan.al



Ju sugjerojmë

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
Aktualitet

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

27 Korrik, 2026 6:12 pm
Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
Kryesore

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

27 Korrik, 2026 3:10 pm
Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
Kryesore

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

27 Korrik, 2026 11:43 am
Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
Aktualitet

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

27 Korrik, 2026 10:41 am
I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Para
E sëmurë në shtrat, 85-vjeçarja pret legalizimin prej nëntë vitesh

E sëmurë në shtrat, 85-vjeçarja pret legalizimin prej nëntë vitesh

VIDEO/ Makina përplas këmbësorët pas paradës së fitores së Liverpool

VIDEO/ Makina përplas këmbësorët pas paradës së fitores së Liverpool

Zyrtarizohet emërimi i Tares te Milani. Ja fjalët e tij pas marrjes së detyrës

Rama reagon pas emërimit të Igli Tares te Milani: E paimagjinueshmja tjetër…
















TE FUNDIT

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn

Momenti kur punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët duke ndjekur Shehajn
27 Korrik, 2026

Në media janë publikuar pamjet e momentit kur Agron Shehaj, merr kopjen e marrëveshjes konfidenciale për huanë prej 302 milionë...

Lexo më shumë

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin

Protesta, Rama: Sa më pranë BE, më të forta përpjekjet për të penguar rrugëtimin
27 Korrik, 2026

“Sa më pranë Bashkimit Evropian, aq më të forta bëhen edhe përpjekjet për të penguar këtë rrugëtim.” – Për kryeministrin...

Lexo më shumë

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…

Berisha: Rama zhduku flamurin e NATO-s nga institucionet dhe kërkon të…
27 Korrik, 2026

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama “një kredi të qeverisë së SHBA për qëllime mbrojtje do...

Lexo më shumë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë

Kuvend dhe protestë, qytetarët përplasen me Policinë
27 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur sërish në protestë ndërsa sot mbahet seanca e radhës plenare e Kuvendit. Për shkak të perimetrit të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}