Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në cirkun e Peshkopisë bëhet “cirk” me vendet e punës

2016/11/11 at 9:05 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Në cirkun e Peshkopisë bëhet “cirk” me vendet e punës

Agron Strazimiri është trajner cirku prej 35 vitesh ku është nderuar me çmime të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ai mund të quhet me bindje të plotë “Mjeshtër i madh” në këtë fushë.


Por Agroni ankohet në “Stop”, se prej shumë vitesh ka punuar në cirkun e Peshkopisë, por drejtori i Qendrës Kulturore të Fëmijëve Mufit Tupja, e ka hequr nga puna, duke e zëvendësuar me një person të diplomuar për punë sociale. Vetë Agroni tregon për rrugëtimin e tij në fushën e artit dhe saga e madhe në të cilën ndodhet sot.

cirk-2-1024x608

“Kam mbi 35 vite që jam trajner i trupës së cirkut. Fillimisht kam ngritur trupën e cirkut në qytetin e Bulqizës. Në vitin 1998 kam ardhur në Peshkopi dhe kam ngritur trupën e cirkut këtu. Kam mbi 20 vjet që punoj në Peshkopi, nëntë vjet kam qenë instruktor i jashtëm dhe dhjetë vjet kam qenë punonjës efektiv. Dikur kam qenë edhe përgjegjës i sportit, para pesë vitesh, pranë këtij institucioni. Me rezultate shumë të larta kam marrë pjesë në takime kombëtare dhe ndërkombëtare, kam marrë çmime,dekorime e trofe të shumta. Unë kam marrë pjesë në të gjitha skenat e Shqipërisë. Pas kaq shumë vitesh unë kam ndërruar shtatë drejtorë. I vetmi drejtor, të cilin nuk e kuptoj, që ai duhet të shikojë se çfarë arritjesh janë bërë dhe nuk e di nëse e bën analizën ai, që unë kam ngritur jashtë mundësive nivelin artistik. Tani ato më kanë hequr nga puna, aty kanë sjellë një punonjës social.”

Më pas stafi i emisionit investigativ “Stop” u drejtua drejt drejtorit të Qendrës Kulturore të Fëmijëve në qytetin e Peshkopisë, për të kuptuar më tepër se cili ka qenë motivacioni i heqjes nga puna i mjeshtrit Agron. Por ja çfarë argumenti jep Mufit Tupja:

mufit

“Si drejtues mbaj përgjegjësi për çfarë vendos, për largimin dhe emërimin e mësuesve në institucionet publike. Drejtori mori masa për sistemimin dhe rishikimin e dosjes së punonjësve të saj, lidhur me plotësimin apo jo të kritereve që lejon ushtrimi i profesionit të mësuesit instruktor. Në dosjen që posedon Agron Strazimiri, nuk ekziston asnjë dokument apo diplomë.

Ai deklaron se është zëvendësuar nga një punonjës social, sa e vërtetë është kjo?

Absolutisht nuk është zëvendësuar nga një punonjës social.

Tani cirku funksionon në institucionin tuaj?

Jo!

Pse?

Po nuk ka, nuk ta lejon ligji se kemi një punonjës që është jashtë çdo kompetence domethënë i pashkollë.

Instruktor i sektorit të sportit…çfarë është ky? Ju thatë që jep dy lëndë të gjuhëve të huaja?

Aktualisht, me vendim provizor. Është punonjës social me të lartën, por ka mbaruar për spanjisht shkollën në Bullgari, është i diplomuar dhe është shumë i përgatitur.

Por që është me pozicion instruktor?

Po instruktor quhen të gjithë.

Instruktor i sektorit të sportit, jo i gjuhëve të huaja…

Ta thashë më duket, a nuk do të besosh apo çfarë?

Jo nuk është që nuk dua të besoj, por këtu është e shkruar instruktor i sektorit të sportit.

Instruktor me vendim provizor dhe tani po jep spanjisht për një muaj apo dy muaj.”

Por çështja nuk mbyllet me kaq. Vetë instruktori i “sportit” shpjegon pozicionin e tij të punës pranë këtij institucioni.

“Unë jam instruktor për gjuhë të huaja, në gjuhën angleze.

Në gjuhën angleze dhe spanjolle?

Po!

Por në dokumenta e kishe të shkruar zëvendësues për momentin instruktor.

Për momentin jam instruktor për gjuhë të huaja, deri sa të gjendet një për sportet.

Sa nxënës ke në klasë?

Për momentin kam tre grupe, një grup nga dhjetë, tetë apo shtatë.

Dhe çfarë jep aty?

Gjuhë angleze.

Vetëm gjuhë angleze?

Po!

Si titullohet vendi yt i punës?

Instruktor.

Instruktor i sporteve?

Po instruktor i sporteve.

Domethënë anglishtja futet në sport?

Jo!

Si mund të të jesh në një pozicion të tillë?

Por ja që jam për momentin, kemi nënshkruar me drejtorin një dokument, për momentin deri sa të gjendet një person për sportet.”

Ndërsa drejtori rajonal i DAR në Peshkopi Drini Gjeci thotë, se është në dijeni të problemit, por do të presë vendimin e gjykatës.

“Jam në dijeni të problemit, për Agron Strazimirin. Ka qenë punonjës i QKF-së, ka një përvojë të gjatë pune. Gjithsesi kam marrë një vendim nga drejtori i këtij institucioni z. Mufit Tupja dhe në atë vendim jepet edhe motivacioni se pse është larguar nga puna zoti  Agron.

A jeni në dijeni ju se është zëvendësuar një mjeshtër i madh si Agron Strazimiri me një punonjës social?

Nuk jam në dijeni, do të thërras drejtorin zotin Mufit, do të marr sqarimet përkatëse dhe pastaj do të pres edhe vendimin e gjykatës sepse Agroni na ka çuar në gjykatë. Në fund mund të ndërhyj si institucion ndaj QKF- së, ose drejtorit të saj zotit Mufit Tupja.”

Vetë drejtori i qendrës së fëmijëve jep një shpjegim qesharak për këtë lëvizje, duke pranuar, se pas shkarkimit të Strazimirit, ka shkrirë dhe grupin e cirkut, për mungesë instruktori?!/tvklan.al

 



Ju sugjerojmë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
Politikë

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

13 Korrik, 2026 11:22 am
4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
Kryesore

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

13 Korrik, 2026 11:18 am
Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
Bota

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

13 Korrik, 2026 10:53 am
Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
Kryesore

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

13 Korrik, 2026 10:38 am
Rritet çmimi i naftës në bursa, një fuçi 103 dollarë
Bota

Sulmet SHBA-Iran, rritet çmimi i naftës

13 Korrik, 2026 10:16 am
Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë
Bota

Vala rekord e të nxehtit shkaktoi mbi 10 mijë vdekje shtesë në Europë

13 Korrik, 2026 9:55 am
Rama në Forumin Ekonomik të Delfit: Nuk kemi qenë kurrë me afër BE-së
Kryesore

Samiti i Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën, Rama niset drejt Parisit

13 Korrik, 2026 9:44 am
SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve
Bota

SHBA godet dhjetëra objektiva ushtarake iraniane në natën e dytë të sulmeve

13 Korrik, 2026 9:11 am
Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Para
Foto/ Bleona uron me zemër Donald Trump për fitoren

Video/ Bleona shpërthen kundër Behgjet Pacollit

Video/ Noizy fiton “betejën” online kundër Stresit

Stresi te “Zonë e Lirë”: Kam respekt për Gettyn dhe Cozmanin, për OTR nuk më intereson

Foto/ Kjo është parukierja që u vra në Lezhë, 28 vjeçarja, nënë e një djali

Video/ Vrasja e parukieres në Lezhë, ja çfarë tha autori para policëve
















TE FUNDIT

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit

“Gati për votimin elektronik”, Gjiknuri: Komisioni do të kërkojë shtyrje të afatit
13 Korrik, 2026

Gjatë diskutimit për raportin e KQZ për vitin 2025, Damian Gjiknuri tha se votimi elektronik është instrument për të cilin qeveria është...

Lexo më shumë

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen

4.2 mln euro për koncertin e Kanye West, PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen
13 Korrik, 2026

Ashtu sikurse ka paralajmëruar pak ditë më parë, grupi parlamentar i PD-së kallëzoi sot në SPAK kryeministrin Edi Rama dhe...

Lexo më shumë

Sulmet amerikane, Irani: Ngushtica e Hormuzit është territori ynë

Irani: Marina iraniane detyroi anijet amerikane të largoheshin nga Gjiri i Omanit
13 Korrik, 2026

Irani ka forcuar qëndrimin e tij mbi Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve të fundit gjatë natës. “Ngushtica e Hormuzit është...

Lexo më shumë

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë

Kuvendi rrëzon kërkesën e Kaprit për interpelancë me Lamallarin, deputeti: Censurë
13 Korrik, 2026

I rrëzohet kërkesa deputetit Erald Kapri për inteperlancë me ministrin e Brendshëm Besfort Lamallari për çështjen e Rrjollit dhe të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}