Bota

Në Britani nis testimi i ibuprofenit “special” për të trajtuar Covid-19


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:14 - 03/06/20 |
Al Do

Në fillimet e pandemisë u tha se Ibuprofeni nuk rekomandohet për trajtimin e simptomave të Covid-19, por tani një formulë speciale e tij po testohet nëse mund të ndihmojë pacientët e infektuar.

Një ekip shkencëtarësh nga 3 spitale të ndryshme në Britani beson se medikamenti, i cili përdoret si anti-inflamator dhe qetësues, mund të trajtojë vështirësitë në frymëmarrje.

Gjatë kësaj faze të testimit në 3 spitale ata po trajtojnë gjysmën e pacientëve të përzgjedhur edhe me ibuprofen përveç trajtimit të zakonshëm

Shkencëtarët shpresojnë se që ky trajtim me kosto të ulët mund të mbajë të infektuarit larg respiratorëve.

Medikamenti nuk do të jetë i njëjtë me atë që shitet rregullisht në farmaci, por do të përdoret një formulim special.

Vendimi erdhi pas një studimi tek kafshët, që tregoi se ilaçi trajtonte sindromën akute respiratore, një nga komplikacionet më të mëdha të koronavirusit. /Opinion.al

Pas