Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Në 27-vjetorin e saj, Luana i rrëfen të gjitha

2018/09/03 at 12:22 PM
në InstaBIZ
Kohë leximi: 2 min
A A
Në 27-vjetorin e saj, Luana i rrëfen të gjitha

Luana Vjollca festoi dje ditëlindjen e saj të 27-të dhe i surprizoi të gjithë duke publikuar disa foto ku shfaqet si një mbretëreshë e vërtetë me një fustan me fruda në ngjyrë të verdhë dhe me një kurorë ari në kokë.


Mirëpo nuk është mjaftuar vetëm me kaq, pasi Luana i ka surprizuar fansat edhe me një rrëfim ndryshe për revistën “Star Magazine” ku ka treguar shumë momente nga jeta e saj private dhe karriera si moderatore e këngëtare, shkruan Iconstyle.

Në këtë intervistë Luana rrëfen ndër të tjera se si puna në ekran i rrëmbeu “qejfet e moshës”, dhe jeta e saj ishte vetëm punë-shtëpi.

“Në fakt privimi ka nisur që kur isha në shkollë dhe fillova punën në ‘Top Channel’, po flas para 12 vitesh. Më duhej të ndiqja të dyja paralelisht dhe duhet t’i bëja të dyja shumë mirë, ndaj koha dhe dëshira për të bërë ‘qejfet e moshës’ si shumë bashkëmoshataret e mia u zbehën dhe dalëngadalë u zhdukën. Fillova të kem një jetë, punë-shtëpi që gjithmonë e më shumë ishte e motivuar nga lodhja dhe ngarkesa që kisha marrë përsipër dhe e diktuar nga dëshira ime për t’ia dalë mbanë sa më mirë. Me aq shumë angazhime as koha nuk më premtonte për asgjë tjetër. Sot gëzoj një rreth shumë të ngushtë miqsh dhe bashkëpunëtorësh dhe jam tejet e kënaqur me këtë zgjedhje që më mundëson një jetesë të pastër dhe me shumë mbështetje dhe energji pozitive.”, tregon moderatorja.

Mirëpo ndërkohë që ka kaluar një verë të mbushur me koncerte të shumta dhe ka filluar edhe përgatitjet për projektin gjigand që do të transmetohet së shpejti në ekranin e “Top Channel”, kurioziteti i të gjithëve është se ku e gjen ajo forcën dhe frymëzimin për të punuar fort dhe për të ecur përpara.

Luana tregon në këtë intervistë se motivimi i saj janë fansa, babi i saj i ndjerë dhe padyshim nëna e saj.

“Përveç fansave të mi që i përmendëm si më sipër dhe që janë një forcë motivuese dhe e rëndësishme për mua, pa diskutim forca ime për të ecur përpara dhe për të ‘pushtuar’ të gjithë ëndrrat e mia, është familja ime. Unë jam rritur në një familje ku mbizotëronte dashuria dhe pas çdo gabimi të vogël që mund të bëja, merrja shumë kurajo prej tyre që ta provoja prapë se mund t’ia dilja dhe mund të arrija atë që doja. Ne jemi një familje e madhe, me shumë femra, jemi 4 motra dhe mami na ka rritur vetëm, pasi babai im ndërroi jetë kur unë isha ende bebe. Gjate gjithë jetës time kam parë si mamaja ime me këmbëngulje, vullnet e besim arrinte të kapërcente vështirësitë dhe me këtë jam ushqyer dhe mbrujtur. E kam përmendur shpesh forcën dhe shembullin që mamaja ime ka thënë për mua, por e përsëris me plot gojë se është e vërteta ime më e shenjtë. Kjo më bën që të mos ndalem drejt arritjeve të secilit prej synimeve që i vendos vetes.”, rrëfen Luana.



Ju sugjerojmë

Gjenden të vdekur regjisori Rob Reiner dhe gruaja e tij, dyshohet se djali i tij…
InstaBIZ

Gjenden të vdekur regjisori Rob Reiner dhe gruaja e tij, dyshohet se djali i tij…

15 Dhjetor, 2025 8:41 am
Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni
InstaBIZ

Shuhet ikona e muzikës italiane, Ornella Vanoni

22 Nëntor, 2025 1:31 pm
Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund
InstaBIZ

Dua Lipa kontribuoi në rritjen e ekonomisë së Britanisë së Madhe me 8 miliardë paund

14 Nëntor, 2025 6:51 pm
Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen
InstaBIZ

Katy Perry dhe ish-kryeministri kanadez konfirmojnë lidhjen

14 Tetor, 2025 3:51 pm
Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri
InstaBIZ

Akuza të reja për Diddy, akuzohet për abuzim seksual nga ish-partneri

24 Shtator, 2025 9:30 pm
Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford
InstaBIZ

Ndahet nga jeta aktori i Hollywood, Robert Redford

16 Shtator, 2025 5:40 pm
Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…
InstaBIZ

Rrëfimi i ndjerë i bashkëshortes së Bruce Willis: Kur mjeku na tha diagnozën…

14 Shtator, 2025 10:37 am
Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?
InstaBIZ

Kush do ta trashëgojë “perandorinë” Armani?

7 Shtator, 2025 4:51 pm
Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar
InstaBIZ

Dwayne Johnson shpërthen në lot në Venecia, spekulime për një nominim në Oscar

2 Shtator, 2025 6:15 pm
Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre
InstaBIZ

Çudit aktori hollivudian: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

29 Gusht, 2025 3:41 pm
Para
Zbardhet vrasja tronditëse/ Vajza vrau nënën, babanë dhe motrën e vogël në Dibër të Madhe

Zbardhet vrasja tronditëse/ Vajza vrau nënën, babanë dhe motrën e vogël në Dibër të Madhe

Dy të mitur nga Vlora i vjedhin çantën me 7 milionë lekë një gruaje në Fier

Dy të mitur nga Vlora i vjedhin çantën me 7 milionë lekë një gruaje në Fier

Ironia e Spahos në lidhje me votimin për përjashtimin e Ramës

Konferenca e Kryetarëve, Spaho: Ngrita shqetësim për vrasjet dhe krimin. Reforma në drejtësi ka dështuar
















TE FUNDIT

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së

Lala: 15 celularë të sekuestruar për çështjen e ish-kreut të ARRSH-së
16 Dhjetor, 2025

Gazetarja e kronikës Klodiana Lala, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan mbrëmjen e sotme, më 16 dhjetor, foli...

Lexo më shumë

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament
16 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet...

Lexo më shumë

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli

Hetimet e SPAK/ Ironia e Shkullakut: Kur preket Surreli, në djall të vejë Brukseli
16 Dhjetor, 2025

Në emisionin “Opinion” gazetari Armand Shkullaku ka folur në lidhje me hetimet që po kryen SPAK. për AKSHI-n dhe për...

Lexo më shumë

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com