Një pjesë e linjave të transportit publik në Tiranë pritet të ndryshohen sot me vendim të bashkisë.
Vendimi për ndryshimin e linjave është propozuar nga bashkia për shkak të ndarjes së re territoriale.
Në vendim, thuhet se shtohet linja “Selitë-Kristal-Qendër-St.Trenit-Allias”. Linja tjetër që do të shtohet do jetë “Sauk-Kopshti Zoologjik- Ish St.Trenit”.
Ndërsa, linja e “Kasharit” do operojë në zonë unazore, rreth zonës së Kasharit.
Bashkohet linja “ish-Kombinati i Autotraktorëve-Institut”. Linja e “Laprakës” do të funksionojë në formë unazore deri në ish Kombinat.
Linja e re “Ish stacioni i Trenit- Sauk-Senatorium”, do zgjerohet. Linjës “Qyteti Studenti-Jordan Misja” do t’i shtohen stacionet, ndërsa linja “Procelan” do të ketë një shtrirje deri në Linzë.
Linjës “Uzina Dinamo-Sharrë” do ti ndryshojnë stacionet. Edhe linjës “Kombinat-Kinostudio” do t’i ndryshojë numri i stacioneve.