Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka theksuar përsëri ditën e sotme që ndryshimet e njëanshme kushtetuese janë në kundërshtim me “Venecia” si dhe me ligjet e vendit.
Meta tha se do bëjë gjithçka për të parandaluar planin e qeverisë. Presidenti deklaroi qartë para gazetarëve se një akt i tillë nuk do njihet nga Presidenti i Republikës.
“Do ushtroj të gjitha funksionet e mia kushtetuese për të parandaluar një veprim të tillë të paprecedentë në 3 dekada pluralizëm. Një akt i tillë nuk do të njihet nga presidenti i Republikës”, -theksoi Meta./ Opinion.al