Në mbledhjen e Komisionit Hetimor për Kontratat e Partneritetit Publik Privat në Shëndetësi, Plarent Ndreca ka patur replika të ashpra me kryetaren Albana Vokshi.
Ndreca ripërsëriti qëndrimin e PS për të vijuar sa më parë me hetimin.
Ai i kërkoi Vokshit që të miratohet plani i hetimit.
Pjesë nga debatet
Plarent Ndreca: Një inxhiniere tekstile nuk ma tregon dot mua ligjin. Kam shumë respekt për profesionin tuaj, por një juristi nuk ia tregoni dot ju ligjin”.
Plarent Ndreca: Je dhunuese sistematike e fjalës së deputetëve. Je këtu për të moderuar, ti je e para mes atyre që bën diversion.
Albana Vokshi: Të dhemb kur denoncojmë abuzimet…të dhëmb ëëë..
Plarent Ndreca: Ja çfarë kryetareje keni, ja si flet..
Albana Vokshi: Një i kapur nga konflikti i interesit nuk pres të zhbllokojë punën
Plarent Ndreca: Ja pse i meriton të gjitha llafet. Je njeriu më i papërshtatshëm për të drejtuar këtë komision, ti je kallëzuese penale.
Ju tentoni t’i imponoheni shumicës, kjo pjesa këtej është vullneti i shumicës së shqiptarë, Prokuror alla Enver, Kadri këtu nuk ka.
Albana Vokshi: E bën Rama me Olsi Ramën. Me gjithë bandat kriminale.
Plarent Ndreca: Propozimi im për të vijuar punën. PS kërkon fillimin e hetimeve, ja ku i keni kërkesat për marrje provash. Ne nuk lëvizim nga këtu pa miratuar planin e hetimit, pastaj marrjen e provave. Keni akuzuar pa të drejtë 3 javë që po bllokojmë hetimin. Ju po bllokoni hetimin.
Albana Vokshi: Do kaloni planin e Ilirit, apo dëshmitarëve që ke mbrojtur
Plarent Ndreca: Kam mbrojtur profesorin (Arben Gjata), s’kam mbrojtur dëshmitarët.