Banorë të Kamzës kanë protestuar sot përpara Bashkisë dhe kanë kërkuar të takojnë kryebashkiakun Xhelal Mziu por ky i fundit i ka refuzuar. Ata janë futur në ambientet e hollit të Bashkisë Kamëz, por janë ndaluar nga punonjës të Policisë Bashkiake me argumentin se banorët s’kanë paguar taksat, raporton Shqiptarja.com
Qytetarët protestojnë pasi djegia e mbetjeve rrezikon të sjellë një katastrofë mjedisore në zonën përreth. Ankesat e banorëve janë se djegia e mbetjeve përhap erën e rëndë aq sa ata e kanë të pamundur të hapin dyert dhe dritaret e shtëpive.
Banorët kërkojnë marrjen e masave nga Bashkia për të gjetur zgjidhje për trajtimin e mbetjeve në vende të përshtatshme larg zonave të banuara.