Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndotja në Zvërnec/ PD: Qeveria nuk ka asnjë plan për ndërhyrje

2016/05/24 at 6:36 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndotja në Zvërnec/ PD: Qeveria nuk ka asnjë plan për ndërhyrje

Anëtarët e Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike kanë ndjekur nga afër gjendjen e plazhit të Zvërnecit në Vlorë, i cili është ndotur totalisht nga mbetejet e hidrokarbureve. Sipas tyre deri tani qeveria nuk ka asnjë plan për të pastruar zonën, çka do të shkaktonte dëme të mëdha në turizmin shqiptar.


Kreu i Departamentit të Mjedisit dhe Turizmit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi vizitoi zonën e ndotur të plazhit të Zvërnecit në Vlorë ku situata paraqitet dramatike. Sipas Malltezit, ndotja duket e rëndë dhe me pasoja por fatkeqësisht asnjë zyrtar dhe asnjë agjensi publike nuk ka vepruar ende për të shpjeguar shkaqet dhe për të vepruar me një plan për eleminimin e pasojave. Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë informacion për llojin e ndotësit ndonëse dyshohet se është mazut ndërkohë që ende nuk dihet sa e madhe është shkalla e ndotjes së kësaj zone brendetare në Vlorë.

“Në një shtet normal, kjo ndotje do të kishte kërkuar që autoritetet të shpallnin gjendjen e jashtëzakonshme, gjendjen e emergjencës civile dhe të merrnin masa për pastrimin duke shpallur planin e ndërhyrjeve. Për fat të keq nuk dihet asgjë. Institucionet shtetërore po flejnë gjumë dhe nuk dihet të thuhet as çfarë ishte burimi i ndotjes, as sasia, as tipi, as rrezja e ndikimit. Dëmtuesit duhet të ishin përgjigjur para ligjit. Ne kemi me dhjetra agjensi shtetërore që paguhen. Por pse i paguajmë ato kur atëhere kur duhen ato nuk përgjigjen për asgjë?! Çfarë e ndalon prefektin e Vlorës të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe gjendjen e emergjencës civile sipas ligjit 8905?! A kemi institucione?! A kemi Agjensi Bregdeti?! A kemi roje bregdetare?! A kemi agjensi të zonave të mbrojtura?! Ky është një dëm që i bëhet mjedisit në një zonë të mbrojtur, në prag të sezonit. Kjo është antireklama më e madhe që i bëhet turizmit. Ku janë deputetët e Vlorës sepse kjo është thikë pas shpine që i bëhet turizmit të Vlorës. Me sa krenari do ofrojnë bizneset e Vlorës peshk apo prodhime deti kur kjo ishte një ndotje e madhe dhe askush nuk të thotë dot sa ishte dhe se çfarë ishte. Nuk e dimë sa e rrezikshme është dhe se sa afatgjatë do të jetë. Të gjitha këto janë pyetje pa përgjigje dhe na rroftë ne që po financojmë gjithë këto institucione dhe për fat të keq ky shtet kos po ha por miliona po përlan. Nuk ka institucione por vetëm tendera sepse kjo nuk është më çështje politike për një çështje kombëtare dhe turizmin shqiptar. Kemi dëgjuar në media që do kemi ndërshkime dhe gjoba ndaj ndotësve por nuk kemi parë deputetët dhe zyrtarët në terren dhe nuk kemi asnjë zyrtar për të thënë se çfarë ishte burimi i ndotjes. Eshtë gjithçka retorikë politike dhe nuk kanë të marrë masa”, tha Malltezi.

Për ekspertët e mjedisit në Partinë Demokratike, kjo ndotje është vërtet shqetësuese dhe duhen të merren masa të menjëhershme me një plan konkret për të eleminuar pasojat e saj. Sipas tyre, është e pafalshme mungesa e informacionit për banorët dhe komunitetin e Vlorës. “Në momentin e parë që na erdhën pamjet nga qytetarët e Vlorës për ndotjen që kishte ndodhur në Zvërnec erdhëm vetë të shihnim se çfarë kishte ndodhur. Në kur hyn në zonën bregdetare ndjen një erë të tmerrshme e hidrokarburit që e ka ndotur këtë zonë. Por fatkeqësisht as ne nuk e dimë se çfarë ndotësi është ky që ka ndotur këtë bregdet. Por ju mund të shihni që po punohet jo për ta hequr ndotësin por për ta zbërthyer atë që të jetë i padukshëm. Eshtë emergjente të zbulohet se çfarë ndotësi është dhe se çfarë rreze veprimi ka ai”, tha Emirjana Vata. Sipas Gavrosh Zelës, ndotja mund të jetë edhe më e rëndë për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e banorëve. “Ndotja që është shpërndarë në det është një rrezik për shëndetin dhe sigurinë ushqimore dhe për ekonoligjinë e zonës”, tha Zela.

Kjo ndotje bregdetare me hidrokarbur është e dyta që ndodh brenda një viti në Shqipëri kur vetëm pak muaj më parë një ndotje të madhe përjetoi edhe bregdeti i Durrësit.



Ju sugjerojmë

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”
Bota

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

24 Maj, 2025 2:54 pm
18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën
Bota

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën

24 Maj, 2025 2:32 pm
Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
Aktualitet

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

24 Maj, 2025 2:12 pm
Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri
Rajoni

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

24 Maj, 2025 2:02 pm
Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim
Aktualitet

Akuzat për kanabis/ Vis Pupa: Situata, pjesë e një procesi ligjor në zhvillim

24 Maj, 2025 1:55 pm
‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..
Aktualitet

‘Nën patronazhin e kartelit’/Berisha: Deputeti i PS, projektuar për ministër të..

24 Maj, 2025 1:45 pm
Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham
Kryesore

Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham

24 Maj, 2025 1:27 pm
“Express”: Tirana, kryeqyteti i bukur europian. Zgjedhje ideale për turistët
Aktualitet

“Express”: Tirana, kryeqyteti i bukur europian. Zgjedhje ideale për turistët

24 Maj, 2025 1:03 pm
A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend? Berisha: Vendimet merren në vazhdim, por..
Aktualitet

‘Nuk i njohim zgjedhjet!’/Berisha: Narko-shteti do certifikojë farsën e tij!

24 Maj, 2025 12:56 pm
“Kur mbaron mandati misionarit?”/ Berisha: Kur shqiptarët të votojnë të lirë
Aktualitet

Berisha thirrje Trump: Shpall organizatë terroriste kartelet e drogës!Të lidhura me…

24 Maj, 2025 12:34 pm
Para
Përdhunoi 15-vjeçaren që e kishte njohur në Facebook, arrestohet Prifti

Përdhunoi 15-vjeçaren që e kishte njohur në Facebook, arrestohet Prifti

E pabesueshme! Serbia i shitet mafies shqiptare

E pabesueshme! Serbia i shitet mafies shqiptare

Ndotja e Zvërnecit/ “Petrolifera”: Manovër e gabuar e anijes, naftë në det

Ndotja e Zvërnecit/ “Petrolifera”: Manovër e gabuar e anijes, naftë në det

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”
24 Maj, 2025

Bashkimi Evropian theksoi angazhimin për të arritur një marrëveshje tregtare me SHBA-në bazuar në respekt dhe jo në kërcënime. Deklarata...

Lexo më shumë

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën
24 Maj, 2025

6 nga 18 personat e plagosur në një sulm me thikë në stacionin hekurudhor të Hamburgut pasditen e së premtes...

Lexo më shumë

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
24 Maj, 2025

“Prej kësaj të diele, nis stërvitja shumëkombëshe “Defender Europe 25”, një nga më të mëdha në dekadat e fundit në...

Lexo më shumë

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri
24 Maj, 2025

Stuhi e fortë e shoqëruar me reshje të dendura shiu, breshër dhe vetëtima ka goditur shumë pjesë të Serbisë. Ministria...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com