Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndodhi personale/ Kur bashkia të rrit biletën dhe të le të dhjerë në stacionin e një urbani që nuk vjen kurrë

2016/01/06 at 1:40 AM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndodhi personale/ Kur bashkia të rrit biletën dhe të le të dhjerë në stacionin e një urbani që nuk vjen kurrë

Nga Dritan Laci


Sa herë ju ka ndodhur tju ketë ardhur shpirti në majë të hundës, me premtime, premtime dhe vetëm premtime, dhe të gjendesh një mbrëmje të errët me shi, i braktisur në një stacion autobusi, dhe në fund të mësosh se nuk je gjë tjetër vetëm se viktimë e një sistemi që mbllaçit gënjeshtra dhe bën zero punë.

E mbani mend kryetarin e bashkisë kur thoshte: “Nuk ka rritje çmimi për biletat”. E thoshte aq shpesh dhe me aq patos sa vështirë të besoje të kundërtën. E pra një natë të ftohtë funddhjetori e hëngri premtimin si pa hiç gjë. Kur askush nuk e priste, jashtë çdo rendi dite të Këshillit Bashkiak, mblodhi në një skutë të tijët dhe e bëri biletën 40 lekë.

U përtyp kaq pa turp, sa edhe më i paturpshmi do kishte vënë pak të kuq për sedër në mollëza nga sikleti. Nuk tha as pse po e ngrinte. As se çfarë të mire do sjellë në shërbimin urban. Dhe ja ku unë qytetari i thjeshtë që dua ta besoj dhe ta mirëkuptoj kryetarin tim të Bashkisë, u gjenda në një nga këto netë i paterur në një stacion autobusi.

Dhe mos mendoni që isha në një orë të vonë. Jo isha aty në orën 21 e pak minuta. Në një orë fort të zakonshme ku frekuentimi i urbanëve duhet të jetë në pikun e lëvizjes. U rreshtova në stacion me të tjerët në një strehë që pikonte nga të gjitha anët në pritje të urbanit.

Kaluan 10 minuta hiç. Kaluan 20 minuta hiç. Shiu ndërkohë binte litar. Shkuan 30 minuta dhe urbani nuk dukej gjëkundi. Po jua them edhe stacionin ku po prisja. Aty ku dikur ishte Fusha e Ali Demit. Më pak se një kilometër nga Bashkia e Tiranës.

Të habitur pa masë nga kjo vonesë e pashoqe, filluam të pyesnim njëri-tjetrin, sa minuta kishin që prisnin. Njëri thoshte një orë. Tjetri thoshte tre çerek ore. Një gruaje të moshuar futur poshtë një shalli të madh, nuk iu durua pa lëshuar një mallkim. Një: “U raftë pika”, që i mbiu nga shpirti që i kishte ardhur në majë të hundës.

Pas plot 30 minuta pritje dhe habie, befas në stacion ia mbin një taksi, nga dritarja e pasagjerit të së cilës doli një kokë gjysmë e zhveshur.

Zëri i gërvishtur i të cilit na shkundi të gjithëve. “Po ju çfarë prisni këtu? Të habitur pa masë nga pyetja gjysmë në kor ia kthyem: “Autobusinnn”. “Cilin autobus”, u qësendis taksisti. “Atë që ikim në shtëpi”, shpejtoi ti kthente përgjigje një nga stacionarët e qullur.

“Po ç’autobus more të uruar”,- u zgërdhi në gjysmëerrësirë taksisti. “Autobusi ka katër ditë që nuk vjen pas orës 8. (20.00).”

Një Jooo e gjatë dëshpëruese gati sa nuk na i preu gjunjtë. Të merrje një lajm të tillë pas një pritje kaq të gjatë në stacion, të vetëm me perëndinë e zemëruar dhe shiun rrebesh, ishte e tepërt.

Taksisti si i rafinuar në kapjen e të tilla situatave nuk na la të mendoheshim gjatë. “Dëgjoni po deshët, ju çoj unë në shtëpi. Bëhuni katër vetë nga 1 mijë lekë secili ju çoj unë”. Atë bëmë. Më të shpejtët zunë vend.

Dhe ajo që po mendoja rrugës ishte. Ta kishte vallë për këtë shërbim Kryetari ynë i bashkisë, kur mendoi ta rriste çmimin e biletës në 40 lekë?!!! A do të ishte po kaq e këndshme pritja nëse do ti ndodhte një ngjarje si kjo e mësipërmja Kryetarit tim dhe tuajit të Bashkisë, duke qenë se të dy lëvizim me urban?!!



Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Foto/ Florit i duket shenja e zënkës me Stinen

Foto/ Florit i duket shenja e zënkës me Stinen

Zjarr në kopshtin nr.45 teksa fëmijët flinin. Shkak rrjeti i amortizuar elektrik

Zjarr në kopshtin nr.45 teksa fëmijët flinin. Shkak rrjeti i amortizuar elektrik

Bekim Balaj&Elita Rudi konfirmojnë lidhjen, pozojnë me të njëjtën këmishë

Bekim Balaj&Elita Rudi konfirmojnë lidhjen, pozojnë me të njëjtën këmishë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}