Në vend se opozita ti kërkojë llogari qeverisë ndodh e kundërta. Kryeministri Edi Rama nga foltorja e parlamentit i flet me ton të lartë kreut të opozitës, Lulzim Basha: “Hajde këtu tani! Hajde këtu tani dhe jep llogari para shqiptareve pse e bëre bashkë zërin e opozitës me zërin e atyre që nxjerrin bishta. Pse u bëre palë me ta për të penguar projektin e qeverisë në Himarë. Ju e latë Himarën si Bathorja ne duam ta bëjmë një gji të bukur mesdhetar. Hajde këtu tani!”