Një ndjekje si nëpër filma ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar, i cili kishte sende të vjedhura në automjet, nuk i ndaloi Policisë italiane por u largua me shpejtësi.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor mes Peskarës dhe Montesilvanos, ku shqiptari që udhëtonte me mjetin e tij nuk i ndali policisë, raporton panorama.
Sipas “ANSA”-s, ai i dha gaz më shumë automjetit të tij dhe arriti shpejtësinë prej 200 km në orë, deri sa një nga gomat e automjetit preku një bordurë dhe humbi kontrollin.
Shqiptari u përplas me disa automjete të tjera dhe mbeti i plagosur. Policia e dërgoi në spital për mjekim dhe nën masa të rrepta sigurie.
Gjatë kontrollit në mjetin e tij u gjetën sende të vjedhura. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari është identifikuar si Pashk Piroli.