Ndihmëssekretari amerikan i Byrosë NdërkombëtareKundër Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson ndodhet për vizitë zyrtare në Prishtinë.
Gjatë vizitës ai do të takohet vetëm me presidenten Vjosa Osmani.
Nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur se takimi ndërmjet ndimëssekretarit amerikan Robinson dhe presidentes Osmani do të zhvillohet në orën 10:00.
Pas takimit, Osmani dhe Robinson do të mbajnë një konferencë për media.
Një takim i zyrtarit të lartë amerikan me kryeministrin Albin Kurti nuk është planifikuar.
Diplomati amerikan dje ka takuar zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
Robinson ka thënë se partneriteti dhe mbështetja e Byrosë për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit janë vendimtare për avancimin e reformave të sundimit të ligjit në Kosovë.