Cristiano Ronaldo është rikuperuar nga dëmtimi dhe do të udhëheqë sulmin e Juventusit në ndeshjen e të mërkurës mbrëma ndaj Ajaksit.
Megjithëse është një lajm i mirë, kjo gjë nuk i vë kapak problemeve të trajnerit Massimiliano Allegri. Ai nuk do të ketë në dispozicion Giorgio Chiellinin, i cili ka pësuar një dëmtim në pulpë, si edhe mesfushorin Emre Can, i cili u zëvendësua shpejt në ndeshjen ndaj Milanit ditën e shtunë.
Ndeshja e vlefshme për çerekfinalet e Champions League do të zhvillohet të mërkurën, në ora 21:00 në Amsterdam./Opinion.al