Sajad Gharibi, ose njeriu që njihet ndryshe si “Hulku iranian”, do të përballet në një ndeshje boksi të rrallë me aktorin Martyn Ford, që konsiderohet si “Burri më i tmerrshëm në planet”.
Dueli do të zhvillohet në O2 Arena të Londrës, në prani të 20 000 spektatorëve, më 2 prill të këtij viti.
“Ai duhet të kuptojë që kjo ndeshje nuk është film, nuk ka regjisor. Ai do ta ndjejë grushtin tim vdekjeprurës”, paralajmëron “Hulku iranian” në një intervistë për “Muscle and Health”.
“Martyn Ford vazhdon të më ofendojë, por betohem që do të dalë me barrelë nga ringu. Nuk ka shans me mua”, shton Gharibi.