Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga kantieri i punës në Teatrin e ri Kombëtar. Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri tregon se si po shkon procesi i ndërtimit të Teatrit të ri Kombëtar.
I konceptuar të jetë edhe si zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë dhe e dedikuar vetëm për art, projekti i Teatrit të Ri është krijuar nga një prej studiove më të mëdha ndërkombëtare të arkitekturës në botë, “Bjarke Ingels Group” me qendër në Danimarkë.
Godina e re ofron një arkitekturë me dizajn modern dhe krijon një hapësirë unike në qytetin e Tiranës, me të gjitha kushtet e nevojshme për realizimin e shfaqjeve teatrore.