Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërron jetë sundimtari më jetëgjatë i botës arabe

2020/01/11 at 9:01 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërron jetë sundimtari më jetëgjatë i botës arabe

Sulltan Qaboos bin Said Al Said i Omanit, sundimtari më jetëgjatë i botës arabe, ka vdekur në moshën 79 vjeç.

“Me pikëllim të madh dhe trishtim të thellë … oborri mbretëror vajton madhështinë e Tij Sulltan Qaboos bin Said, i cili vdiq të Premten”, thuhet në një deklaratën zyrtare.

Muajin e kaluar ai u kthye në shtëpi pasi iu nënshtrua kontrolleve mjekësore dhe trajtimit në Belgjikë. Kishte raportime që ai vuante nga kanceri.

Sulltani e rrëzoi babanë e tij në një grusht shteti pa gjak me mbështetjen britanike në vitin 1970. Duke përdorur pasurinë e saj të naftës, ai e vendosi Omanin në një rrugë drejt zhvillimit.

Për gati pesë dekada, Sulltan Qaboos dominoi plotësisht jetën politike të Omanit.

Në moshën 29 vjeç ai përmbysi babanë e tij, Said bin Taimur, një sundimtar ultra-konservator, i cili ndaloi një sërë gjërash, duke përfshirë dëgjimin e radios ose veshjen syzeve të diellit, dhe vendosi se kush mund të martohet, të shkollohet ose të largohet nga vendi .

Sulltan Qaboos menjëherë deklaroi se ai synonte të krijonte një qeveri moderne dhe të përdorë paratë e naftës për të zhvilluar një vend ku në atë kohë kishte vetëm 10 km (gjashtë milje) rrugë të asfaltuara dhe tre shkolla.

Në vitet e para të sundimit të tij, ai shtypi me ndihmën e forcave speciale britanike një kryengritje në provincën jugore të Dhofar nga fise të mbështetur nga Republika Demokratike Marksiste e Popullit në Jemen.

Ai ndoqi një rrugë neutrale në punët e jashtme dhe ishte në gjendje të lehtësonte bisedimet sekrete midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në 2013 që çuan në një marrëveshje bërthamore dy vjet më vonë

Sulltan Qaboos përshkruhej si karizmatik dhe vizionar, dhe ai konsiderohej gjerësisht si popullor. Por ai ishte gjithashtu një monark absolut dhe çdo zë kundërshtues u hesht.

Një shkallë e pakënaqësisë ndaj tij u shfaq në 2011 gjatë të ashtuquajturës Pranvera Arabe.

Në Oman nuk pati ndonjë trazirë të madhe, por mijëra njerëz dolën në rrugë nëpër të gjithë vendin për të kërkuar paga më të mira, më shumë punë për t’i dhënë fund korrupsionit.

Forcat e sigurisë fillimisht i toleruan protestat, por më vonë përdorën gaz lotsjellës, plumba gome dhe municion të gjallë për t’i shpërndarë ato. Dy njerëz u vranë dhe dhjetëra njerëz u plagosën. Qindra u ndoqën penalisht sipas ligjeve që kriminalizojnë “tubimet e paligjshme” dhe “fyerjen e sulltanit”.

Protestat nuk arritën të prodhojnë asgjë në mënyrën e ndryshimit të madh. Por Sulltan Qaboos largoi disa ministra të perceptuar si të korruptuar, zgjeroi fuqitë e Këshillit Konsultativ dhe premtoi të krijonte më shumë vende pune në sektorin publik.

Që atëherë, autoritetet kanë vazhduar të bllokojnë gazetat dhe revistat lokale të pavarura kritike për qeverinë, të konfiskojnë libra dhe të godasin aktivistët, sipas Human Rights Watch.

Sulltani Qaboos nuk kishte fëmijë dhe, sipas protokollit, nuk kishte caktuar publikisht një pasardhës. Një statut i vitit 1996 thotë se familja në pushtet duhet të zgjedhë një pasardhës ose emri do të vinte nga një zarf i mbyllur i lënë nga Qaboos. Familja mbretërore u mblodh me nxitim natën e së premtes për të diskutuar pasardhësin.

Besohej se kishte më shumë se 80 kandidatë të kualifikuar për fronin.

I zgjedhuri ishte Haitham bin Tariq al-Said, 65 vjeç, ish-ministër i trashëgimisë dhe kulturës që nga mesi i viteve 1990. Ai më parë ishte nënsekretar i Ministrisë së Punëve të Jashtme për çështje politike dhe gjithashtu kreu i parë i federatës së futbollit Oman në fillim të viteve 1980.

Emërimi i tij vjen si diçka befasuese për qytetarët e Omanit, të cilët supozonin gjerësisht se emri i zv / kryeministrit 65-vjeçar për marrëdhënie dhe bashkëpunim ndërkombëtar, Asad bin Tariq al-Said, ishte në zarfin e sulltanit.

Ish komandanti ushtarak Asad ishte “përfaqësuesi special” i Qaboos, duke përmbushur angazhimet jashtë vendit dhe duke bërë disa paraqitje publike në emër të sulltanit.

Sulltani është vendimmarrësi kryesor në Oman dhe gjithashtu mban postet e kryeministrit, komandant suprem të forcave të armatosura, ministrit të mbrojtjes, ministrit të financave dhe ministrit të punëve të jashtme. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Bota

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

22 Nëntor, 2025 5:36 pm
Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale
Bota

Trump dhe kryebashkiaku i New York-ut bëjnë paqe, takohen së bashku në Zyrën Ovale

22 Nëntor, 2025 4:32 pm
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit
Bota

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, arrestohet ish-presidenti i Brazilit

22 Nëntor, 2025 3:31 pm
Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë
Aktualitet

Përmbyten disa qarqe, reshjet i marrin jetën një personi në Korçë

22 Nëntor, 2025 3:05 pm
GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut
Kronikë

GJKKO konfirmon pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut

22 Nëntor, 2025 2:52 pm
Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki
Aktualitet

Moti i keq në qarkun e Lezhës, reshjet krijojnë vështirësi në tre bashki

22 Nëntor, 2025 2:42 pm
Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani
Bota

Plani i paqes që mund të ndryshojë fatin e Ukrainës, çfarë dihet deri më tani

22 Nëntor, 2025 2:24 pm
Para
Presidenti i Ukrainës pret kompensim nga Irani për rrëzimin e avionit

Presidenti i Ukrainës pret kompensim nga Irani për rrëzimin e avionit

Durrës/ Djegia e spitalit, Prokuroria sekuestron raportet e mirëmbajtjes

Durrës/ Djegia e spitalit, Prokuroria sekuestron raportet e mirëmbajtjes

Excelsior/Esat Pasha tentoi të falsifikonte dokumentin e dorëheqjes së tij

Excelsior/Esat Pasha tentoi të falsifikonte dokumentin e dorëheqjes së tij

TE FUNDIT

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
22 Nëntor, 2025

Bashkia Pogradec, në bashkëpunim me Emergjencat Civile, ka nisur shpërndarjen e paketave me ndihma ushqimore për familjet e prekura nga...

Lexo më shumë

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
22 Nëntor, 2025

Volodymyr Zelenskyy thotë se paqja mund të arrihet vetëm duke garantuar që Rusia nuk mund të nisë një pushtim të...

Lexo më shumë

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
22 Nëntor, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i mohoi të premten pretendimet që e lidhin atë me të ashtuquajturit “snajperë të fundjavës”...

Lexo më shumë

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit

20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
22 Nëntor, 2025

Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka shkruar një libër 216-faqesh ku përshkruan 20 ditët që kaloi në izolim në burgun famëkeq...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com