Një 47-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi dyshohet se ka pësuar një arrest kardiak në ambientet e punës.
Mësohet se E.T., 47-vjeç banues në Ballsh rezulton se ishte punonjës në një kompani të nxjerrjes së naftës në Ballsh.
“Ditën e djeshme, rreth orës 15:30, në punë, ka ndërruar jetë, dyshohet për arrest kardiak, shtetasi E. T., 47 vjeç, banues në Ballsh, punëtor në një kompani të nxjerrjes së naftës”, njofton policia.