Përcillet për në banesën e fundit trupi i pajetë i ish-kryeministrit Bashkim Fino.
Fino ndërroi jetë mëngjesin e sotëm pas një lufte të gjatë me COVID-19. Teksa qeveria e ka shpallur datën 29 mars si ditë zie kombëtare të gjitha partitë politike kanë anuluar aktivitetet e tyre elektorale.
Homazhet të cilat janë mbajtur në Pallatin e Kongreseve kanë zgjatur gjatë gjithë ditës së sotme./Opinion.al