Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Nderoi Adem Jasharin, e bija e politikanit serb: Shërbimet sekrete e kanë rrahur brutalisht! Është helmuar, nuk mund të lëvizë  

2024/01/05 at 8:39 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Nderoi Adem Jasharin, e bija e politikanit serb: Shërbimet sekrete e kanë rrahur brutalisht! Është helmuar, nuk mund të lëvizë  

Politikani serb Nikolla Sanduloviç është dhunuar brutalisht nga shërbimet sekrete serbe, për shkak se kërkoi falje për krimet serbe të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe nderoi komandantin e UÇK-së Adem Jashari. 

Lajmi është bërë me dije nga e bija e Sanduloviç, Klara, e cila për median kroate “Slobodna Dalmacija” ka rrëfyer detaje për gjendjen e rënduar të të atit. Sipas Klara Sanduloviç, politikani serb ka mbetur i plagosur rëndë nga dhuna që është ushtruar ndaj tij nga BIA serbe. 

Mediumi kroat nis shkrimin së pari duke treguar për agjentët e Shërbimeve Sekrete Serbe të cilët hynë në shtëpinë e presidentit të Partisë Republikane, Nikola Sanduloviç dhe e morën “për ta marrë në pyetje”. 

Sipas informacioneve të fundit nga familja dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt, Nikola Sanduloviç është “kthyer në shtëpi në gjendje të rëndë” të enjten pasdite. Ai dyshohet se është i paralizuar, ka shenja dhe lëndime të shumta, ka rrëfyer Klara Sanduloviç. 

“Dje gruaja e tij e gjeti derën e shtëpisë të hapur, dhe babai im nuk ishte askund… Ajo shkoi menjëherë në polici për ta denoncuar zhdukjen, dhe ata thjesht i thanë ‘mos u shqetësoni zonjë, ai është i sigurt”, rrëfen e bija e Sanduloviç, transmeton Express. 

“Kjo ishte shenja e parë se diçka nuk ishte në rregull, se diçka kishte shkuar keq, dhe ajo sapo kuptoi më të keqen – këtë mëngjes ajo po priste në VMA (spitalin në Beograd), që nga ora nëntë, sepse zbuloi se ai ishte në spital, por askush nuk i ka dhënë asnjë informacion, vetëm se ‘nën mbrojtjen e shërbimit ushtarak’ dhe atë informacion mund t’ia japë vetëm ‘mjeku i besuar’… gjoja është i palëvizshëm, gjithçka duket sikur është helmuar”, pohon Klara Sanduloviç. 

Vajza e kryetarit të Partisë Republikane Serbe, për shkak të gjithë situatës u largua urgjentisht nga Spliti, ku kishte ardhur për të festuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri me familjen e saj, për t’u kthyer në Beograd për të ndihmuar të atin. 

Kjo nuk është hera e parë që Nikola Sandulović është në prag të vdekjes. Ai ishte helmuar një herë, dy vjet më parë. 

Një herë i është hedhur një bombë në oborrin e shtëpisë në Senjak, ndërsa një herë tjetër, në fillim të vitit 2010, nën xhip i është vendosur një mjet shpërthyes. Nga shpërthimi, Sanduloviç u plagos rëndë, ndërsa tre shoqëruesit e tij u plagosën lehtë. Katër persona u akuzuan për tentativë vrasjeje dhe krime të tjera të rrezikimit të sigurisë së qytetarëve, ndërsa në gjykimin, i cili përfundoi me aktgjykim fajtor dhe disa vite burg, pati edhe një përleshje mes Sanduloviçit dhe njërit prej të akuzuarve i cili erdhi në dëgjime nga liria. Megjithatë, ai vendim u anulua në gjykatën më të lartë të apelit në Beograd, kështu që pritet një vendim i ri gjyqësor, raporton media kroate. 

Ju sugjerojmë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Para
Vrau të dashurën pasi e ngatërroi me një hajdut, lirohet nga burgu ish-kampioni paraolimpik 

Vrau të dashurën pasi e ngatërroi me një hajdut, lirohet nga burgu ish-kampioni paraolimpik 

“Patatja e nxehtë”/Mobilizimi përçan Zelenskyn dhe ushtrinë ukrainase 

“Patatja e nxehtë”/Mobilizimi përçan Zelenskyn dhe ushtrinë ukrainase 

Nga dekorimet e veshjet festive, te shërbime fotografike e pajisje teknologjike! Për çfarë shpenzuan shqiptarët në periudhën e festave 

Nga dekorimet e veshjet festive, te shërbime fotografike e pajisje teknologjike! Për çfarë shpenzuan shqiptarët në periudhën e festave 

TE FUNDIT

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
8 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
8 Qershor, 2025

Duke filluar nga e diela dhe veçanërisht gjatë javës së ardhshme, në Itali do të mbërrijë vala e dytë e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com