Gjykata Penale e Tiranës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për drejtorin e IT në Policinë e Shtetit, Ervin Muça
Muça dyshohet se ka ndërhyrë në sistemin TIMS për të marrë të dhëna.
Ai akuzohet për veprën penale “ndërhyrje në të dhënat kompjuterike”.
Ndërkohë avokati në seancë ka kërkuar që ai të hetohet pa masë sigurie pasi, sipas tij, nuk ka vepër penale.