Festimet e Pavarësisë dhe Çlirimit vijojnë edhe sot.
Kryeministri Rama do të zhvillojë nje pritje ne hollin e kryeministrise, me rastin e dites se Clirimit te vendit, ndersa Bashkia e Tiranes do te organizojë “Natën e bardhë” dhe një sërë aktivitetesh të tjera.
Ja si u pergjigj Luan Rama pyetjes se gazetarit Muhamed Veliu se a është e turpshme që njëra palë e feston ditën e Çlirimit në datën 28 dhe tjetra në datën 29?
“Është shenja tipike e pafytyrësisë politike dhe e sjelljes hipokrite. Raste të tilla nxjerrin lakuriq në sytë e popullit ata që vijnë këtu dhe e bëjnë homazhin për hipokrizi. Janë ata që i kanë rivrarë dëshmorët me qëndrimin e tyre”.
Mazhoranca dhe opozita festuan te ndara festen e Pavaresise, si çdo vit.
Por atmosfera e festimeve ka qënë e vakët gjatë 24 orëve të fundit.
Nuk kanë qënë të shumtë qytetarët qe jane bere pjesë e festimeve. Mbase per kete kane ndikuar edhe kushtet jo te favorshme atmosferike.