Aktualitet

Ndarja nga RMV? Rama: Të jemi të durushëm, s’bëhet “tani, o rashë e vdiqa”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:58 - 28/04/22 |
Opi Nion

Në konferencën e mbajtur sot me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, kryeministri Edi Rama tha se për Shqipërinë do të ishte më e lehtë ndarja nga Maqedonia e Veriut, por theksoi se duhet të jemi të durushëm që të marrim atë që na takon.

Me batutë kreu i qeverisë u shpreh: Duhet djegur me kujdes shamia e beqarit.

“Mund të dukej më e lehtë që të ndaheshim nga Maqedonia e Veriut, por ne jemi një vend që kemi rëndësinë relative në raport me problemet që kanë miqtë dhe partnerët tanë, kështu duhet të kuptojmë pjesën tjetër, dhe nuk duhet o kështu si themi ne, o tani o rashë e vdiqa  edhe pse mund të kemi të drejtë, sepse përndryshe na mbyllim në banjo, siç ndodh me fëmijët në filma, duhet të jemi të durueshëm, të kuptojmë që të marrim atë që na takojnë, por që atë e marrim me partnerët tanë, jo me forcë, pasi edhe në këtë rast mund të mos funksionojmë, atëherë ne do të ndryshojmë kursin dhe me siguri do të kemi më shumë mirëkuptim, se s’i jemi bërë pengesë që këto t’i bëjnë provat e tyre, duhet djegur me shumë kujdes shamia e beqarit”, tha Rama.

Pas