Aktualitet

Ndan foto me Krajën dhe Hajnaj, Kim: Koha e pandëshkueshmërisë po mbaron


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:19 - 28/05/21 |
Opi Nion

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri ka ndarë ditën e sotme foto nga takimi i zhvilluar me Arben Krajën dhe Aida Hajnaj.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Kim shkruan se koha e pandëshkueshmërisë ka mbaruar, teksa i vlerëson Krajën dhe Aida Hajnaj si njerëz të përkushtuar për të vendosur drejtësi.

“2021 filloi me raste të mëdha nga SPAK. Sot, në takimin tonë me shefin Kraja dhe drejtorin Hajnaj më siguruan që ata janë të përkushtuar për të dhënë drejtësi dhe për të siguruar që askush nuk është mbi ligjin.

Qoftë për korrupsion, krim të organizuar, apo zgjedhje, koha e pandëshkueshmërisë po mbaron”– shkruan Kim./Opinion.al

Pas