Policia e Korçës ka arrestuar një person dhe shpallur në kërkim një tjetër, pasi janë kapur duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm.
Në vijim të operacionit policor “Perimetri”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. Zh., 26 vjeç, banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, si edhe u shpall në kërkim shtetasi Gj. Sh., banues në Fushë-Arrëz.
Shtetasit e mësipërm janë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, të cilin e drejtonte shtetasi Xh. Sh., katër emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”. /Opinion.al