Rajoni

Ndalohen dy zyrtarë të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe


               Publikuar në : 15:38 - 11/05/19 |
geliano fataj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se dy zyrtarë të Qeverisë së Kosovës janë ndaluar sot nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur të papranueshëm ndalimin e këtyre dy zyrtarëve, duke thënë se “keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës”.

Të ndaluar nga autoritetet serbe, siç thotë kryeministri, janë Sërxhan Jonanoviç, këshilltar në Zyrën e Kryeministrit dhe Srecko Spasiç, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë.

Sipas Haradinajt, veprime të tilla tregojnë se “politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe”./ Opinion.al

Pas