-Kulturë

Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçari aktori i humorit, Anton Krosaj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:09 - 21/07/20 |
el ida

Arti pëson një tjetër humbje brenda ditës. Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare aktori i njohur i humorit shqiptar, Anton Krosaj, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Aktori me origjinë nga Shkodra ishte pjesë e estradës së teatrit “Migjeni”, ndërsa numëron mjaft role në komedi dhe skeçe.

Krosaj u lind më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër ku mori pjesë në shumë shfaqe dhe luajti shumë role.

Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Po ashtu ai ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqit. Disa nga to janë ‘Para nga qielli’, ‘Piruet’, ‘Pesha e gruas sime’, ‘Pavioni zero’, ‘Personazhe ne kurth’, e tjerë./Opinion.al

Pas