Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Natë golash në Champions, shkëlqejnë Mesi dhe Ozil

2016/10/19 at 11:13 PM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Natë golash në Champions, shkëlqejnë Mesi dhe Ozil

Ndeshjet e sotme në Ligën e Kampioneve kanë regjistruar një numër të madh golash, plot 28 të tillë, falë goleadave që kanë regjistruar ekipe si Barcelona, Bajern Mynih e Arsenal.


Bie më shumë në sy fitorja e thellë 4­0 e Barcelonës ndaj Mançester Sitit të Pep Guardiolës, me Lionel Mesin që ka masakruar skuadrën angleze.

Argjentinasi ishte protagonist me tre gola në këtë sfidë, duke çuar në 50 numrin e rrjetave të tundura në “Kamp Nou” në Ligën e Kampioneve, një rekord i ri për turneun. Ajo që bie në sy në këtë ndeshje është që të dy skuadrat e mbyllën takimin me 10 lojtarë, pas kartonëve të kuq të Bravo dhe Matië, ndërsa gjatë pjesës së parë për katalanasit u dëmtuan Zhordi Alba dhe Pike.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Borusia Mynshenglabah mbajti gjallë shanset për kualifikimin e mëtejshëm me një fitore në fushën e Sëlltikut. Fitorja më e thellë e natës i përket Arsenalit, ku Mesut Ozil u bë lojtari i 5­të në historinë e “topçinjve” që regjistron një tregolësh në Ligën e Kampioneve në suksesin 6­0 ndaj Ludogorets.

Kjo ishte fitorja e 100 në arenën ndërkombëtare për Arsen Venger. Arsenali ka 7 pikë, po aq sa PSG që mundi lehtësisht Bazelin e Xhakës me rezultatin 3­0, duke përcaktuar kësisoj edhe hegjemoninë në Grupin A të turneut.

Një grup shumë i veçantë duket ai B, ku Napoli u mund në shtëpi nga Beshiktashi me shifrat 2­3 në një sfidë ku Insinje humbi penallti dhe të cilën Elseid Hysaj e ndoqi nga stoli i rezervave.

Skuadra italiane vazhdon të kryesojë grupin por fitorja e Benfikës në fushën e Dinamos së Kievit shton konkurrencën për kualifikimin e mëtejshëm.

Në Grupin D, Atletiko e Madridit vazhdoi serinë e fitoreve 1­0 në këtë turne, duke regjistruar të tretën radhazi ndaj Rostov për të kryesuar grupin me pikë të plota.

Skuadra e Simeones ndiqet nga Bajerni që mundi 4­1 PSV­në duke shlyer gabimin e bërë në ndeshjen e kaluar përballë spanjollëve.

 

Etiketa: championsgola


Ju sugjerojmë

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet
Sport

Ish-sulmuesi i Anglisë mesazh Ronaldos: Po pengon zhvillimin e ekipit, të tërhiqet

11 Korrik, 2026 11:03 pm
Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?
Sport

Përse disa futbollistë kanë një të çarë në këpucët e sportit?

11 Korrik, 2026 2:54 pm
Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen
Sport

Klopp zbulon se si Liverpooli u përpoq ta nënshkruante Mbappen

10 Korrik, 2026 1:12 pm
Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën
Sport

Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën

9 Korrik, 2026 2:46 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar
Sport

Eliminimi i Brazilit,avioni i kombëtares kthehet në Rio De Janeiro me vetëm 1 lojtar

8 Korrik, 2026 12:50 pm
“Sillni edhe Messin në VAR”, tifozët akuzojnë FIFA-n për komplot kundër Francës
Sport

“Sillni edhe Messin në VAR”, tifozët akuzojnë FIFA-n për komplot kundër Francës

8 Korrik, 2026 7:57 am
Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…
Sport

Heqja e kartonit të kuq të sulmuesit të SHBA, Infantino: Trump më telefonoi, por…

6 Korrik, 2026 9:36 pm
Para
VIDEO/ Presidenti Thaçi: Debati Shqipëri-Kosovë, artificial dhe i pakuptimtë

Video-Opinion/ Thaçi: Shqipëria nuk luan asnjë lojë në dëm të Kosovës

VIDEO/ Presidenti Thaçi: Debati Shqipëri-Kosovë, artificial dhe i pakuptimtë

Video-Opinion/ Thaçi: Serbia ka vrarë mbi 12 mijë shqiptarë, bashkëpunimi kërkon një marrëdhënie më të sinqertë

Fotot/ Presidenti Thaçi ndihet si në shtëpi, ndalet për bisedë me publikun e “Opinion”

Fotot/ Presidenti Thaçi ndihet si në shtëpi, ndalet për bisedë me publikun e "Opinion"
















TE FUNDIT

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”

Rama zbulon arsyen pse Ballkani i Hapur u konsiderua një ide e “tmerrshme”
13 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama e cilësoi “një partner të vështirë” Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Në një intervistë për median serbe...

Lexo më shumë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë

SHBA, agjenti i emigracionit vret një person gjatë kontrollit rutinë
13 Korrik, 2026

Një person u vra si pasojë e të shtënave me armë zjarri ku u përfshinë agjentë amerikanë të imigracionit në...

Lexo më shumë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 44-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
13 Korrik, 2026

Po mbahet sot në kryeqytet dita e 44-të e protestës. Protestuesit si çdo ditë tjetër u mblodhën në sheshin “Skënderbej”,...

Lexo më shumë

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj

Rrezikuan jetën në det, Policia Kufitare shpëton 9 turistë të huaj
13 Korrik, 2026

Nëntë turistë të huaj janë shpëtuar nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në dy operacione të ndryshme kërkim-shpëtimi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}