Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Natë e errët në Qytetin e Dritave

2015/11/14 at 5:14 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Natë e errët në Qytetin e Dritave

Nga Pierre Briançon


Në një tren që mbërriti vonë natën e së premtes në Gare de l’Est, stacionin e madh të Parisit Lindor, pasagjerë të shokuar shkëmbenin mesa duket shikime empatike, ndërsa kishte nga ata që qenë me fat pasi arritën të merrnin njëfarë sinjali për ta ndarë përmes smartfonëve me fqinjët e tyre.

Kishte shumë vështrime dhe pak fjalë – dhe pastaj vetëm sa për të njoftuar ngjarjen e fundit të tmerrshme.

Shpërthime në Stade de France. Pengje në Bataclan. Ashtu si njerëzit në Nju Jork dhe Uashington në vitin 2001, Mumbai në vitin 2008, dhe vetë Parisin e vetëm 10 muajve më parë me sulmet vdekjeprurëse ndaj Charlie Hebdo, njerëzit e këtij qyteti hynë në botën surreale – të dhunës së tmerrshme e të pakuptimtë terroriste.

Zhurma e shpërthimeve dhe sirenave kontrastonte dukshëm me atë që shumë parisienë e përshkruajnë si të frikshme heshtjen jonormale të rrugëve, që janë zakonisht plot jetë, sidomos  të premteve në mbrëmje. Parisi e pa shtetrrethimin e tij të parë të detyrueshëm që nga viti 1944.

“Është absolutisht i vdekur”- u shpreh Sam Champion menaxher i Weather Channel, që ndodhet në kryeqytetin francez për një samit të veçantë mbi klimën, së bashku me ish-zv.presidentin amerikan Al Gore.

“S’mund të shihni asnjë lëvizje të vetme, që të mos jetë e mbikëqyrur”.

Pak minuta para se policia franceze të fillonte sulmin mbi sallën emblematike të koncerteve Bataclan, pranë Sheshit të Republikës (dhe vetëm 200 metra nga ndërtesa ku ndodhën vrasjet në zyrat e revistës Charlie Hebdo), kalimtarët e tronditur ishin të kufizuar nga një kordon policor, ndërsa njerëzit që jetojnë në atë lagje po përpiqeshin të kërkonin ndihmën e policisë për mënyrën më të sigurt për të shkuar në shtëpi. Në një kohë që stacionet e metrosë u shndërruan në postblloqe, me tre ose katër policë në çdo platformë.

Zhurma e madhe e sirenave – makinat dhe furgonët e policisë, zjarrfikësit, mjekët e emergjencës, ambulancat e Kryqit të Kuq – bënë kudo jehonë. Dhe sigurisht me smartfonët në duar, njerëzit bënin foto ose xhironin video… Por me rendesën, trishtimin apo tmerrin në sytë e tyre.

Familjet parisiene po e telefonin çmendurisht njëri-tjetrin, ose duke u përpjekur për të kapur linjën. “Ku je tani?”, “Shko në shtëpi, mos përdor metronë, mos qëndro në rrugë”. Stacionet e metrosë, u mbyllën njëra pas tjetrës, teksa po kalonin orët e natës.

Në fillim, disa stacione rreth Oberkampf-it – që përdoren për të shkuar në ndonjë koncert në Bataclan. Pastaj linja numër 3, dhe e gjithë linja nr. 5. Parisi nuk ishte kurrë i shkretuar në një natë të premteje.

Taksitë duket se janë zhdukur. Njerëzve u duhej të ecnin mbi 1.5 kilometra për të marrë stacionin më të afërt në Place de la Bastille, ku një mesogrua kishte humbur rrugën, e ngarkuar me çanta ushqimore, dhe në kërkim për t’u lidhur me pasagjerët e tjerë, në përpjekje për të kuptuar se çfarë duhet të bënte nesër.

“Unë gjithmonë e kam thënë se jemi në luftë”- përsëriste ajo, a thua sikur kjo shpjegonte çdo gjë.

Parisianët, të cilët zakonisht nuk flasin me njëri-tjetrin, filluan të socializohen.

Unë eca përreth dy kilometra në stacionin e metrosë në Bastijës me dy miqtë e mi të rinj – një adoleshent afrikan që qeshi kur po shihte qindra njerëz që vraponin në rrugë (ai mendonte se e kishin nga frika, por shumë prej tyre kërkonin në përgjithësi të kapnin metronë e fundit), dhe një tjetër, me origjinë nga Afrika e Veriut, që më pyeste cila ishte mënyra më e mirë për të shkuar në Bobigny, në veri të Parisit, pasi linja e tij e metrosë ishte mbyllur.

Vetëm pas orës 1 të mëngjesit, dritat e Kullës Eiffel u fikën për të nderuar dhjetëra të vdekurit.

Për Qytetin e Dritës, ajo e mbrëmshmja ishte një natë e errësirës.

 



Ju sugjerojmë

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
Aktualitet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

6 Korrik, 2025 10:18 pm
Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

6 Korrik, 2025 9:56 pm
Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
Sport

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

6 Korrik, 2025 9:40 pm
Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
Bota

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

6 Korrik, 2025 9:08 pm
Netanyahu vizitë në SHBA, pritet takim me Trump për lehtësimin e tarifave ndaj Izraelit
Bota

Netanyahu para takimit me Trump: Lirimi i pengjeve dhe armëpushimi, qëllimi kryesor

6 Korrik, 2025 8:34 pm
Humb jetën turisti malazez në Malësinë e Madhe, ja çfarë dyshon policia
Aktualitet

Kukës/ Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kukës

6 Korrik, 2025 8:21 pm
Akuzat e opozitës për zgjedhjet, Rama: Rezultati ishte fryt i një pune të gjatë!
Kryesore

Rama reagon sërish për zaptimin e hapësirave publike:Koha për të çliruar trotuaret..

6 Korrik, 2025 8:07 pm
Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës
Aktualitet

Policia, kontrolle për nivelin e zhurmës

6 Korrik, 2025 7:54 pm
Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë
Bota

Reshje të dendura dhe stuhi në Itali, raportohet për një viktimë

6 Korrik, 2025 7:35 pm
Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës
Aktualitet

Emërohet drejtori i ri i burgut të Drenovës

6 Korrik, 2025 6:59 pm
Para
Foto-lajm/Roma më shumë policë se sa turistë

Foto-lajm/Roma më shumë policë se sa turistë

A ishte e premtja e zeze e 13 Nentorit, tersi i kaosit ne bote?!

A ishte e premtja e zeze e 13 Nentorit, tersi i kaosit ne bote?!

Sulmet në Paris/Çfarë po ndodh në lagjet e terroristëve?

Sulmet në Paris/Çfarë po ndodh në lagjet e terroristëve?

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet

Për turizëm dentar në Lushnje! Italianët vizitojnë edhe atraksionet
6 Korrik, 2025

Shumë italianë nuk e zgjedhin Shqipërinë vetëm për pushime të shkurtra. Ata vijnë në vendin tonë edhe për turizmin detar...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit

Ministria e Mbrojtjes: Izolohen tri vatra zjarresh në territorin e vendit
6 Korrik, 2025

Ministria e Mbrojtjes bëri me dije se kanë aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile në betejën kundër zjarreve. Për këtë...

Lexo më shumë

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s
6 Korrik, 2025

Cristiano Ronaldo ishte një nga personat që mungoi në ceremoninë e lamtumirës së Diogo Jota-s dhe vëllait të tij Andre,...

Lexo më shumë

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …

Mark Rutte: Lufta e Tretë Botërore do të fillojë me pushtime të njëkohshme nga …
6 Korrik, 2025

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, bëri një parashikim të frikshëm, sipas të cilit Lufta e Tretë Botërore do të fillojë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com