Postimi i kryeministri Rama për një mbrëmje dhe mëngjes të kaluar në Malësinë e Madhe, ka ngjallur interes tek ndjekësit e tij në Facebook. Por, si shumëherë, edhe këtë radhë nuk kanë munguar ankesat.
Komentuesit i kujtojnë të parit të qeverisë, mungesën totale të infrastrukturës, kurse një tjetër ironizon duke i thënë se ka mundur të shkojë përmes rrugës së bërë nga paraardhësi i tij, ishkryeministri Berisha. “Paske shku deri aty ku ka rregullu rrugen Berisha. Po me vjen keq qe skeni vazhdu rrugen kishte kene nje kesperience e paharrueshme..” i shkruan një qytetar.
Pas tij, ka replikuar vetë kryeministri duke iu përgjigjur: “Eh ne fakt jo, rruga eshte duke u ndertuar tani deri ne fund”.
Lumë sharjesh e mallkimesh ka marrë Rama nga komentuesit, teksa ka postuar foton e tryezës së ushqimit në mëngjesin e kaluar në Bujtinën e Fratit. Mes tyre lexohen komente të tilla si : ‘të ngeltë në fyt…’